Memoriali i Skënderbeut vizitohet nga mbi 17 mijë turistë për 10 muaj! Përgjegjësi: Shifër rekord, më shumë vizitorë nga Holanda

9 Dhjetor 2023, 15:44| Përditesimi: 9 Dhjetor 2023, 15:51

  • Share

Lezha nuk njihet vetëm për bregdetin por dhe për monumentet historike e kulturore. Ndërmjet tyre, memoriali i Gjergj Kastriotit në qendër të qytetit është sajti më i vizituar gjatë këtij viti.

Sipas të dhënave zyrtare në 10 mujorin e parë të 2023-shit vendvarrimi i Skënderbeut është vizituar nga 17 200 turistë, duke njohur numrin më të lartë të turistëve në tre dekadat e fundit.

“Janë shënuar rekorde krahasim me çdo vit tjetër që nga viti 1981 kur është krijuar institucioni. Nga janari në tetor numri është 17 200 vizitor në total”, u shpreh Paulin Zefi, përgjegjës i memorialit.

Bashkëpunimi me agjencitë turistike dhe promovimi që i po i bëhet në vazhdimësi Lezhës ka ndikuar në bumin turistik. Krahas shqiptareve të Kosovës interes për memorialin kanë treguar te huajt, ku numrin më të lartë e zënë holandezet.

“Si rezultat i bashkëpunimit me agjencitë turistike holandeze, është bërë e mundur që në tetor të mos jetë më as Shqipëria e as Kosova vendi i parë për numrin e vizitorë, por të jetë Holanda. Është e hera e parë në histori që një shtet i huaj të jetë i pari në listë për numrin e vizitorëve”, tha më tej Zefi.

Memoriali i Skënderbeut, është vendi ku me 2 Mars 1444 u mbajt “Besëlidhja e Lezhës” dhe ku më 17 Janar 1468 u varros heroi kombëtar. Vendvarrimi i Skënderbeut përbën njërin prej monumenteve më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë.  Përveç mureve të kishës në këtë objekt gjendet edhe absida ku ndodhet i vendosur busti i Skënderbeut, afresku i Shën Nikollit, dritaret dhe tre harqet mbi derën e kishës. Në mure janë varura 25 mburoja prej bronzi të cilat tregojnë 25 betejat kryesore të Skënderbeut.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?