Mëmëligë me arra dhe djathë nga zonja Albana

9 Shkurt 2023, 12:07| Përditesimi: 9 Shkurt 2023, 12:08

  • Share

Mëmëligë me arra dhe djathë

Përbërësit:

  • 4 fç miell misri
  • 5 fç hirrë djathi
  • 2 lgj gjalpë
  • Arra të thërmuara
  • Djathë i thërmuar
  • Piper i kuq i ëmbël ose djegës

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim hirrën me pak kripë. Sapo të marrë valë shtojmë miellin e misrit duke e punuar me lugë druri që mos kokrrizohet. E punojmë derisa masa të shkëputet nga tigani, më pas shrojmë gjalpin. E trazojmë dhe e vendosim në një pjatë lugë-lugë. E spërkasim me arra dhe djathë të thërrmuar.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?