Foto ilustruese

Memaliaj/ Kërcënuan kreun e Njësisë Administrative Buz për mospjesëmarrje në zgjedhje, vihen nën hetim 2 mbështetësit e koalicionit Berisha-Meta

10 Maj 2023, 10:13| Përditesimi: 10 Maj 2023, 12:58

  • Share

Dukej se kjo fushatë zgjedhore ishte e qetë, por vetëm 5 ditë para zgjedhjeve kanë nisur përplasjet e para.

Administratori i njësisë administrative Buz, Memaliaj ka denoncuar në polici kërcënimin që mori nga 2 mbështetës të koalicionit Berisha-Meta për mospjesëmarrje në zgjedhje. Zyrtari denoncoi se 2 persona e kishin kërcënuar në rrugën e fshati për të mos marrë pjesë në zgjedhje.

Ata janë identifikuar si Yzeir Malkaj 60 vjeç dhe Klodian Zaçe 44 vjeç, mbështetës të koalicionit Berisha-Meta kanë kanosur me fjalë, adrministratorin e identifikuar si Fatjon Isufi që të mos marrë pjesë në votimet e 14 majit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?