Foto ilustruese

Memaliaj/ 71 vjeçari në hetim se i gjetën 7 rrënjë kanabis në oborrin e shtëpisë, të birin 41 vjeç ia shpallin në kërkim

26 Gusht 2023, 08:18| Përditesimi: 26 Gusht 2023, 08:30

  • Share

Një 71 vjeçar do të procedohet në gjëndje të lirë ndërsa djali i tij 41 vjeç është shpallur në kërkim pasi në oborrin e banesës së tyre u gjetën të kultivuara 7 rrënjë kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, në fshatin Memaliaj, në oborrin e banesës së shtetasit A. M., kanë gjetur të kultivuara 7 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies shkruhej dje në njoftimin e policisë së Gjirokastrës.

Në vijim të veprimeve hetimore u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 71 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi B. M., 41 vjeç, autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike.  Vijon puna për kapjen e tij mbyllet njoftimi

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 26/08/2023 08:23

    Ky eshte shtet dhe jo fjale , ju qr o legena te pacipe mereni me njerez pa buke te degjeneruar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?