Pamje nga protesta

‘Meloni, nuk je e mirëpritur në Torino’! Shoqërohet me tension protesta e studentëve në Itali! Kërkojnë ulje të çmimit të qirave

3 Tetor 2023, 13:07| Përditesimi: 3 Tetor 2023, 13:11

  • Share

Momente tensioni dhe përplasjesh fizike me policinë kanë shoqëruar protestën e studentëve italianë kundër Giorgia Melonit, në pritje të mbërritjes së kësaj të fundit në qytet për konferencën Shtet-Rajone.

Mediat italiane raportojnë se, studentët u mblodhën para Palazzo Nuovo për të protestuar kundër rritjes së çmimit të qirave dhe njëkohësisht kundër pjesëmarrjes së kryeministres Giorgia Meloni, në Festivalin e Rajonit.

Synimi i protestuesve ishte të arrinin te Teatri Carignano, ku Giorgia Meloni do të mbante një fjalim në orën 12:00, teksa marshonin me pankarta në duar dhe brohorisnin thirrje kundër Melonit.

“Ky është qyteti ynë, le të kalojmë”, thërrasin studentët.

“Meloni, nuk je i mirëpritur në Torino” shkruhej në një pankartë të shtrirë ende përtokë përballë Palazzo Nuovo, ku studentët kanë ngritur tenda për të protestuar kundër qirave të larta të studentëve.

“Shtëpi, studim, të ardhura”, thërrasin protestuesit. “Para për shkollë, jo për luftë” shkruhej në pankartat që ata mbanin në duar.

Mbi 300 protestues u mblodhën në shesh, ndërsa qendra e Torinos është blinduar nga policia.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?