Giorgia Meloni

Meloni me grip, shtyn për herë të dytë konferencën e fundvitit për shtyp

27 Dhjetor 2023, 22:33| Përditesimi: 27 Dhjetor 2023, 22:49

  • Share

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni shtyu sot për herë të dytë konferencën e saj për shtyp të fundvitit, për shkak të gjendjes së saj me grip.

Fillimisht Meloni kishte planifikuar të mbante një konferencë për shtyp përpara Krishtlindjeve, më pas konferenca e radhës ishte përgatitur për të enjten (më 28 dhjetor), në orën 11:00, por tashmë që është anuluar për herë të dytë nuk është caktuar ende një datë e re.

Meloni nuk jep shpesh intervista për shtyp.

 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?