Giorgia Meloni

Meloni 'e prerë' për çështjen e emigracionit : Nuk do të lejoj që Italia të bëhet kamp refugjatësh të Evropës

20 Shtator 2023, 11:51| Përditesimi: 20 Shtator 2023, 11:54

  • Share

SHBA- Në margjinat e ceremonisë në monumentin e Christopher Columbus në Nju Jork, kryeministrja italiane Giorgia Meloni preku çështjen e emigracionit të paligjshëm në vend, për të cilën tha se nuk do të lejojë që Italia të bëhet kampi i refugjatëve të Evropës.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se në këtë situatë është e rëndësishme që vendet t’i shpallin luftë trafikantëve të qenieve njerëzore.

“Është e rëndësishme që memorandumi me Tunizinë të vazhdojë, një model për t’u përdorur edhe me kombet e tjera. Është një model për t'u përdorur edhe me kombet e tjera",tha Meloni.

Meloni është shprheur se çështja nuk mund të zhvendoset nga një vend në tjetrin.

“Çështja nuk është ajo e zhvendosjeve, askush nuk mund të mendojë përballë këtyre flukseve, për t’ia kaluar problemin dikujt tjetër”, është shprehur ajo.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?