Meksikë, kisha e zhytur në ujë rishfaqet në sipërfaqe! Për popullatën është ogur i keq (VIDEO)

13 Shkurt, 07:39| Përditesimi: 13 Shkurt, 08:01

  • Share

Një kishë e shekullit të 16-të është rishfaqur brenda pellgut të digës Benito Juarez në Meksikë.

Struktura e kishës, një pjesë e së cilës është zhytur në ujë, ka dalë në sipërfaqe nga ulja e nivelit të ujit në digë, për shkak të mungesës së reshjeve vitet e fundit.

Por rishfaqja e kishës, cilësohet si një ogur i keq për peshkatarët dhe fermerët vendas, të cilët thonë se kanë parë tashmë një ulje të peshkimit dhe të korrjeve.

Deri në fund të janarit, nivelet e ujit në digën Benito Juarez kishin rënë me 47%.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?