Politikë

Mehmetaj në Fier: Në ekipin e LSI përzgjodhëm ato njerëz që s'do përfitojnë nga karrigia në parlament, por që t’i japin vlera

28 Mars 2021, 21:41| Përditesimi: 28 Mars 2021, 21:51

  • Share

Ish deputetja Kejdi Mehmtaj prezantoi në Fier gjatë një takimi me gra e vajza kandidaten për deputete në këtë qark Migena Idrizaj ku tha se LSI ndryshon nga  partitë e tjera në cilësinë e kandidatëve që kanë një vlerësim nga zona ku kandidojnë dhe vlerat që mbartin.

"Ndaj ne kur ndërtuam ekipin, u përpoqëm që në fillim që të filtronim dhe të përzgjidhnim ato njerëz, të cilët e dimë se nuk do ta shikojnë pozicionin që do të kenë nesër si deputetët të Parlamentit të Shqipërisë, ose edhe si përfaqësues të LSI-së në nivel lokal, për të përfituar nga karrigia, por përkundrazi jemi të sigurt që do t’i japin vlera, do t’i përkushtohen punës së tyre. Ashtu sikurse dhe Migena i është përkushtuar me vite të tëra arsimit, të jeni të bindur që do t’i përkushtohet edhe qytetit dhe mbi të gjitha zonjave, vajzave dhe grave, të cilat sfidën e kanë trefish në shoqërinë tonë.

Ndaj ne si LSI jemi përpjekur që të krijojmë një program, një vizion sesi duhet të zhvillohet Fieri dhe sesi qytetarëve të tij t’u jepen shanse për të pasur një vend pune të mirëpaguar, për të pasur arsim cilësor, shërbime në shëndetësi dhe për të ndërtuar një jetë me standarde më të larta".

Ndërkaq Mehmetaj u shpreh e bindur se LSI do t'ja dalë më 25 prill.

"Unë jam e bindur që do t’ia dalim mbanë me sukses, sepse i gjithë ekipi që kemi ndërtuar për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit për qarkun e Fierit, është një ekip me vajza dhe djem, me zonja dhe zotërinj profesionistë dhe mbi të gjitha me njerëz me vlera, siç është edhe Migena.

Ajo që kemi kuptuar është që në këto zgjedhje ne nuk do të përballemi vetëm me programet dhe idetë tona, por do të përballemi edhe me vlerat që ne përçojmë si ekipe që kemi ndërtuar. Pasi fatkeqësisht në Shqipëri, por edhe këtu në qytetin e Fierit ku ju e keni ndjerë në mënyrë të vazhdueshme, duket sikur janë dy botë paralele, bota e njerëzve të thjeshtë, të cilët përpiqen në përditshmërinë e tyre me të gjitha problemet që kanë dhe nga ana tjetër bota e pushtetarëve, ata që përfaqësojnë antivlerat, botën e atyre njerëzve që përfitojnë nga pushteti që kanë në lidhje okulte. Megjithëse e kanë fituar për vite me radhë besimin e  qytetarëve, nuk kanë ditur t’i kthejnë atyre mbrapsht asnjë gjë".

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tosi: 28/03/2021 22:51

    Biba e Jales po i vjen ngordhja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?