Megaoperacioni 'Tempulli'/ Shiste drogë pranë shkollave në Vlorë, arrestohet 44 vjeçari! I sekuestrohen 500 doza kanabis (EMRI)

7 Nëntor 2023, 11:18| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 11:27

  • Share

VLORË- Një 44 vjeçar është arrestuar nga policia në vijim të megaoperacionit “Tempulli”. Në pranga ka rënë Lejnez Lula, i cili shpërndante doza kanabisi në afërsi të shkollave të qytetit.

Gjatë kontrollit ndaj 44-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në rreth 500 doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   

Sipas verifikimeve të policisë, 44 vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në qytet, kryesisht në afërsi të shkollave.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/11/2023 00:22

    Cfare emrash krijojne sot! Lejnez pa ate /J/ ne mes, i kthyer mbrapsht eshte Zenel,ose Zenjel po t'ia shtosh ne mes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?