Megaoperacioni 'Tempulli', arrestohet 'Ujku i Cërrikut', momenti kur ulëret teksa shoqërohet nga policia (VIDEO)

14 Shtator 2023, 20:24| Përditesimi: 14 Shtator 2023, 21:07

  • Share

Saimir Rexhepi, i njohur ndryshe me pseudonimin, "Ujku i Cërrikut" është një nga të arrestuarit gjatë megaoperacionit “Tempulli” të zhvilluar nga Policia e Shtetit. Gazetari i Report Tv Sokol Dema ka siguruar videon kur ai arrestohet, ndërsa shihet duke ulëritur në momentet e shoqërimit nga forcat e policisë.

23 grupe kriminale u shkatërruan në megaoperacioni i zhvilluar në 5 qarqe të ndryshme të vendit, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan kundër shpërndarësve të drogës në shkolla dhe lokale.

Vetëm në kryeqytet, gjatë aksionit u firmosën 120 urdhër-arreste ndërsa në total ranë në pranga 233 shpërndarës të lëndëve narkotike. Drejtori i përgjithshëm i policisë tha figurativisht se ata kishin helmuar tempullin e dijes duke shitur droga të ndryshme për nxënësit e shkollave. Aksioni sipas kryeministrit edi rama, angazhoi 3 mijë policë nga Sektori i Antidrogës, Forcat Operacionale, FNSH e RENEA.

Mes të arrestuarve është edhe efektivi i policicë Saimir Hysa i cili është vënë në pranga nën akuzë për shpërdorim detyre e përkrahje e autorit të krimit. Për herë të parë në Shqipëri gjatë këtij aksioni u zbulua një drogë e re xhelatinoze, e cila vinte nga Kanadaja. Sipas burimeve shitej më shtrenjtë se dozat e kanabisit. Një prej personave të arrestuar disa javë më parë në Tiranë, Genis Mustafa, është pjesë e këtyre grupeve. 22 prej personave të arrestuar janë kapur në Kombinat, dhe sipas burimeve e kishin kthyer zonën në një “fushë” të shpërndarjes së drogës. Mësohet se në pranga ka përfunduar edhe një menaxher i një lokali në ish-Bllok, pasi në ambientet e tij shpërndahej drogë. Lënda narkotike e ardhur nga Kanadaja është shumë me e fortë se kanabisi që kultivohet brenda vendit, me 5 apo 6 fish më shumë efekt, si pasojë edhe me e shtrenjtë.


Lajmi kryesor:

Megaoperacioni 'Tempulli', goditen 23 grupe shpërndarësish droge nga Tirana në Vlorë! 233 të arrestuar brenda natës, 82 në kërkim! Balla: Do ua nxijmë jetën!


B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Joan Pema: 15/09/2023 22:58

    PO TIGRI KUR E KA RADHEN....

    Përgjigju
    • Emigranti: 16/09/2023 12:58

      Tigri emigroi tashme

  • Bariu: 15/09/2023 14:04

    Tani qe u arrestua ujku, cakejt do bejn namin

    Përgjigju
  • Pse: 15/09/2023 09:43

    Pse mer se kte ujk kena me qesh ,mor tao rrummlakja

    Përgjigju
  • Ariu Tropojes: 15/09/2023 08:06

    U dhje plani ,me ujkun e Cerikut deshtoi dhe aksioni...

    Përgjigju
  • Latif: 15/09/2023 07:49

    Kapet ne Cerrik Rafael Caro Quintero

    Përgjigju
  • Rama: 15/09/2023 07:19

    Do kene ra dakort policia dhe ujku per punen e kurores

    Përgjigju
    • andon: 15/09/2023 11:59

      hahahhahhahhahahhahhahhahaha ka be negocjata per kuroren esht pjes e marveshjes hahhahahhahha

  • Koli: 15/09/2023 06:13

    Ehhh si mu katandise o Rrumbullak. Ne konference pee shtyp ato drejtorat mbrapa teje fiks si ujku cerrikut i kishe rreshtuar. Kurse vete ishte bo si ujku cerrikut

    Përgjigju
  • Or tej: 14/09/2023 23:05

    Kapja e ujkut me kurore ne koke qeka alamet suksesi or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Ujki prej gollobordes: 14/09/2023 21:54

    Qfar suksesi megaoperacioni i skapit, kan arrestu ujkin e cerrikit,,,, mbylleni mer kete idiotesi qa arrestoni nje pabuks me tregu qe gjoja ja Po punojme dhe nga ana tjeter behet nami

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?