Megaoperacioni ‘Tempulli’/ Arrestohet 52-vjeçari në Vlorë, policia i gjen 500 doza kanabisi dhe një armë pa leje

25 Nëntor 2023, 10:40| Përditesimi: 25 Nëntor 2023, 10:48

  • Share

Vlorë - Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi dyshohet se shiste doza kanabisi, në zona të ndryshme në qytet.

52-vjeçari i identifikuar si Sokol Halili është arrestuar në flagrancë nga forcat e policisë në lagjen “4 Heronjtë”.

Gjatë kontrollit fizik i janë gjetur rreth 500 doza kanabis, gati për shitje.

“Në lagjen “4 Heronjtë”, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin S. H., 52 vjeç, banues në Vlorë, të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje.”-  njofton policia.

Ndër të tjera, blutë bëjnë me dije se janë sekuestruar dozat e kanabisit të cilat iu gjetën gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë, si dhe një armë gjahu që 52-vjeçari e mbante pa leje.

Arrestimi i 52-vjeçarit u bë në kuadër të megaoperacionit “Tempulli’.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?