Megaoperacion nga policia spanjolle, arrestohen 10 shqiptarë, shkatërrohen 9 plantacione marijuane dhe shtëpitë e barit të fshehura në pyje

28 Nëntor 2022, 12:28| Përditesimi: 28 Nëntor 2022, 15:56

  • Share

Policia spanjolle ka arrestuar dhjetë shqiptarë të gjithë të dyshuar si pjesëtarë të një organizate kriminale që vepronte në Spanjë. Në operacionin e zhvilluar nga policia, janë asgjësuar 9 plantacione të marijuanës, ku në total ishin kultivuar 44.382 bimë kanabisi në komunat Secastilla, Boltaña, Aínsa, Benabarre, Tierrantona dhe Fanlo.

Kanë qenë rreth 82 efektivë policie të cilët janë angazhuar për realizimin e këtij operacioni të realizuar në periudhën mars-nëntor të këtij viti. Deri më tani, janë çmontuar rreth 20 shtëpi bari të fshehura nëpër zona të pyllëzuara, shkruajnë mediat spanjolle.

Lënda narkotike e kultivuar, më pas shitej në Evropë. Të arrestuarit mësohet të jenë të grupmoshave nga 19 deri në 40 vjeç. Ndërsa akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë ‘kultivim dhe shpërndarje e lëndëve narotike’ dhe ‘pjesëmarrje në organizatë kriminale’.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?