Medvedev: Të rriten forcat e ushtrisë, duhen 1.5 milionë ushtarë

25 Mars 2023, 14:06| Përditesimi: 25 Mars 2023, 14:07

  • Share

Ish-presidenti rus dhe kreu aktual i Këshillit të Sigurimit të Moskës, Dmitri Medvedev , konfirmoi sot synimin e vendit për të rritur forcat e ushtrisë në 1.5 milion njerëz, duke theksuar se ky nivel duhet të arrihet edhe përmes rekrutimit të ushtarëve me kontratë. Kështu raporton Interfax!

"Unë besoj se një ushtri e përzier e bazuar në rekrutim dhe në kontrata është aktualisht në përputhje me mbrojtjen e suksesshme të atdheut tonë," tha Medvedev sot në një konferencë për shtyp. "Së dyti, sigurisht, operacioni special ushtarak ka pasur ndikim në të , dhe sidomos sepse forca e një ushtrie testohet gjatë aksioneve ushtarake. Së treti, ushtria jonë duhet të bëhet më e madhe. Dhe numri i saj është bërë i ditur, nuk është më pak se 1.5 milion njerëz".


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Putin: Do vendosim armë bërthamore taktike në Bjellorusi! Zelensky: Rusia duhet të mposhtet në të gjitha fushat, jo vetëm në atë ushtarake


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?