Mediu-qeverisë: Përdor pandeminë për interesa politike, situata kërkon transparencë e përgjegjësi

23 Nëntor 2020, 21:03| Përditesimi: 23 Nëntor 2020, 21:06

  • Share

Ndonëse vetë është treguar kryeneçe ndaj masave anti-covid në takimet elektorale, opozita vazhdon të bëjë të vetmin përgjegjës për situatën e pandemisë në vend kryeministrin Rama.

Këtë herë ishte kreu i Republikanëve ai i cili ndonëse në një takim me mbi 10 persona, adresoi akuza se Rama nuk ka bërë sa duhet për situatën shëndetësore.

"Situata e rëndë e pandemisë, kërkon transparencë dhe përgjegjësi. Të gjithë ne, vlerësojmë në radhë të parë përkushtimin e mjekëve, dhe i kërkojmë qeverisë të mbrojë jetën e tyre, duke garantuar çdo gjë që është e nevojshme për ta. Opozita ka propozuar masat që duhen, për të kontrolluar pandeminë, sipas rekomandimeve dhe praktikave më të mira Europiane, ndërkohë që qeveria Rama, jo vetëm shpërfill mendimin e specialistëve dhe opozitës, por për më tepër, e përdor këtë pandemi, për luftë dhe interesa politike. Qindra qytetarë, janë në pamundësi për të marrë mbështetjen e nevojshme, janë në pamundësi për të përballuar kostot e ilaçeve dhe mjekimit për COVID-19, të cilat kalojnë mbi 2-3 herë pagën e tyre mujore. Ekonomia dhe papunësia janë prezent në pjesën më të madhe dhe familjeve shqiptare, ndërsa taksat e shqiptarëve shpërdorohen për interesa korruptive", tha Mediu.

Pak ditë më parë Mediu kritikoi edhe vendimin e komitetit të ekspertëve për ndalimin e tubimeve elektorale. Ai tha se ky vendim  është marrë nga Rama, i cili sipas numrit një të republikanëve, është i frikësuar nga elektorati i djathtë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • P E R V E R S I: 23/11/2020 22:40

    Krimineli jevgjit fatmut medi kaka na jep dhe leksjone për demokracin. Në një koh që ky qen bastard kriminel duhet të ishte në burg. Ky qen rrugaç jo vetëm që nuk është në burg po vazhdon e bën karshillik karshi Shqiptarve se Shqiptarët jan një kope delesh.

    Përgjigju
    • Meni: 24/11/2020 02:10

      Njeriu më pa kërcell ky është. Ky dashnore e motra dashnor. Nuk i lejn një hap para maskarallikut si familje.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?