Politikë

Mediu: Shqiptarët duhet t'i thonë jo padrejtësive, ne bëjmë ndryshimin (VIDEO)

31 Mars 2021, 10:50| Përditesimi: 31 Mars 2021, 11:21

  • Share

Kreu i Partisë Republikane, numri 7 në listën e kandidatëve të 'PD-AN' në vazhdën e takimeve të fushatës elektorale ka zhvilluar disa takime në zonën e Laprakës, në Tiranë.

Sipas njoftimit të PR-së, Mediu u takua me përfaqësues të bizneseve. Ai është shprehur se është qeveria ajo e cila duhet të stimulojë financiarisht bizneset në mënyrë që të ketë rritje dhe zhvillim.

"'Aleanca për Ndryshim' ka krijuar një front të përbashkët politik, me në qendër individin, familjen dhe interesat tona kombëtare. Kjo është arsyeja pse fitorja e 25 prillit duhet të anojë nga ky koalicion, i cili mendon për vendin dhe ka një program të qartë dhe vizionar", tha ndër të tjera Mediu.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?