Mediu në Repolitix: S'kam ndërhyrë për demontimin e fishekëve, e ka bërë Shtabi i Ushtrisë

24 Janar, 22:09| Përditesimi: 24 Janar, 22:27

  • Share

 

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu në emisionin Repolitix në Report Tv, duke folur për masakrën e Gërdecit, masakër për të cilën është marrë i pandehur nga GJKKO për shpërdorim detyre, tha se nuk ka pasur asnjë lloj për çështjen e demontimit të fishekëve.

Mediu tha se përgjigja e ministrit ka qenë të procedohet sipas propozimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

‘Njeriu duhet të këtë disa skrupuj për faktin se kur flet për një çështje duhet patjetër që mendoj për atë çka thitë dhe të vërtetën e asaj çka thotë. Nuk kam pasur asnjë debat me Rusmajlin dhe kjo është një gënjeshtër. Është bërë një VKM siç ka qenë praktika e ministrisë së Mbrojtjes me kompaninë, pra një kontratë e drejtpërdrejtë me VKM. Në atë kohë ligji i prokurimeve ndryshoi dhe u kërkoi të bëhej një akt normativ. Rusmajli nuk ka bërë asnjëlloj debati. Qeveria ka rënë dakord të behet një VKM normative. Është martuar një VKM ku është dakord dhe Rusmajli dhe Bode. Kjo është e vërteta.

Unë kur kam vajtur ministër Mbrojtje kam qenë në 2005. Municionet e tepërrta kanë dalë në 2002. Detyra ka qenë djegia dhe shkatërrimi dhe shitja e municioneve. Kam respektuar mendimin e ushtarakëve se këto ishin municione të tepërta dhe VKM. ‘VKM’ 138 përcaktonte këto raporte shitje për qëllime ushtarakë, shitje për qëllime jo ushtarake. Procesi i vlerësimit të kompanisë ka kaluar të gjitha hallkat e saj dhe është bërë për një vit e gjysmë. Kontrata është firmosur në qershor të vitit 2007. Që në korrik të 2006 kërkesa nga MEICO për kërkesën e kësaj kompanie, unë e kam dërguar për mendim te shefi i Shtabit të Përgjithshëm. MEICO ka dëshmuar dhe më tej është nisur një faks në dhjetor 2008. Në dhjetor 2008 ministri bën këtë shënim... shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe Sekretarit të Përgjithshëm. Të konsiderohet ky propozim që vjen në një praktikë konform ligjit.

Përgjigja vjen të nesërmen nga Shtabi i Përgjithshëm dhe thotë se Bërzhita nuk është e përshtatshme.

Kërkesa e parë ka qenë për fishekët. Fishekët nuk kanë djegore. Përgjigja e ministrit të Mbrojtjes ka qenë të procedohet sipas propozimit të shefit të Shtabit të Përgjitshëm. Absolutisht, nuk kam pasur asnjë lloj ndërhyrje. Në kontratën e parë me fishekët të realizuar nga kjo kompani janë fituar 1.6 mln euro. Janë demontuar 4 ton fishekë.

Uzina ushtarake nuk janë në varësi të ushtrisë, por ndërmarrje publike. Financimet Ministrisë së Mbrotjes kanë qenë shumë të reduktuara në atë kohë. Unë kisha një detyrë si ministër Mbrojtje, se duhej bërë demontim. Unë nuk akuzohem për korrupsion. Unë akuzohem për shpërdorim detyre. Ministria e Mbrojtjes funksionon me dy struktura, struktura ushtarake dhe struktura civile. Ministri është tek struktura civile. Unë si ministër kam respektuar mendimin e ekspertëve. Ministri i Mbrojtjes ka vënë shënimin të procedohet sipas kërkesës së Shtabit të Përgjithshëm. ‘- tha Mediu.


Lajmi kryesor:

Si nisi Gërdeci që përfundoi në masakër, gazetari Dervishi zbardh skemën: Sa pak përfitoi shteti dhe sa mln dollarë kompania private nga shitja e fishekëve (Tabelat)


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?