Mediu braktis Metën, pas takimit me Nikollë: Do flas me kolegët e opozitës për një qëndrim më të qartë

27 Korrik 2022, 12:58| Përditesimi: 27 Korrik 2022, 13:42

  • Share

 

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka folur për mediat pas takimit në Kuvend me Lindita Nikollën, për t’u informuar lidhur me dokumentet dhe materialet e Autoritetit të Dosjeve për një politikan të lartë, për të cilin Report Tv mësoi se ishte Ilir Meta, për të cili ka dosje të Sigurimit të Shtetit.

‘Ato figura që kanë qenë të implikuara në të kaluarën të cilët kanë dominuar në pjesën më të madhe në jetën publike e politikë në 30 vjet në institucione të ndryshme mos jenë pjesë e një aktiviteti publik të lartë. Ngelet për ta vlerësuar. Do flas me kolegët anëtarë të tjerë të grupit e kolegët e opozitës për të marrë një qëndrim më të qartë në raport me çështjen’, tha Mediu.


Lajmi kryesor:

Politikani i lartë I.M., ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit! Nikolla i jep dosjen kryetarëve të grupeve parlamentare: Rasti tronditës, kërkohet reagimi i Kuvendit


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?