Meditoni për të shmangur veset

22 Tetor 2013, 09:26| Përditesimi:

  • Share
Meditimi është një teknikë që ndihmon në përmirësimin e shëndetit duke evituar të gjitha veset si duhani, alkooli, sëmundjet e stresit, mbipeshën dhe presionin e lartë të gjakut.
 
Kohët e fundit edhe në Shqipëri po bëhen seancat e meditimit. Rreth shtatë muaj më parë u zhvilluan në qendrën e aksion plus seancat e para të meditimin.

Për meditimin dihet shumë pak pasi praktikuesit janë të paktë. Shumë njerëz sot mund të kenë opinione të ndryshme rreth meditimit. Disa prej tyre mund të pyesin, "Çfarë është meditimi dhe çfarë të mire mund të më sjellë?"
Meditimi

Në fakt, meditimi sot po kthehet në një praktikë të popullarizuar në perëndim tek njerëzit nga të gjitha sferat e jetës. Mësuesja më e re e meditimit në Shqipëri në një intervistë për emisionin "Rreze Dielli" thotë se "meditimi është një teknikë qetësuese që nuk ka të bëjë me përqëndrimin dhe sjell benefite për trupin e njeriut për të performuar më mirë gjatë jetës".


Ekzistojnë shumë lloje meditimi dhe disa prej tyre janë meditimi Zen, meditimi Taoist, meditimi budist etj. Edhe pse metodat për të medituar janë të ndryshme, qëllimi përfundimtar është i njëjtë, arritja e qetësimit të mendjes dhe çlirimit nga streset. Rudina, mësuesja më e re e kësaj teknike qetësuese thotë disa prej të mirave që na sjell meditimi: "me meditimin njerëzit mund t`i largohen veseve të këqija përmendim këtu cigaren, eleminimin e sëmundjeve që janë të lidhura me stresin, si mbipesha apo presionet e gjakut".

Qetësimi dhe çlirimi i stresit vjen si pasojë se si fillohet, si praktikohet dhe çfarë përmban në seancat e mëtejshme meditimi. Për të ditur më tej për meditimin, mësuesja nga Maqedonia Ana Filipovska, thotë se "Teknika e meditimit mund të bëhet nga cilido dhe shërben për të rradhitur paqen dhe harmoninë e brendshme".
"Meditimi sjell shumë përfitime për shëndetin tonë fizik, mendor dhe emocional.

Ai shëron njëkohësisht dhe mendjen dhe trupin nëpërmjet gjendjes së qetësisë", shton ajo. Ata të cilët praktikojnë vazhdimisht meditimin ndihen më mirë, më të qetë dhe kanë më shumë vetkontroll. Gjithashtu edhe reaksionet kimike në trup që lidhen me stresin janë më të vogla, gjë që çon në më pak ankth.

Mësuesja e meditimi Ana Filipovska thotë se "Meditimi gjithashtu na bën që të dukemi më të rinj dhe me një lëkurë më të bukur".

Si të paraktikojmë meditimin?

Qetësimi i mendjes: Nëpërmjet meditimit, ne pushojmë së fokusuari në ngjarjet stresante apo mendimet negative ose dhe problemet e jetës. Nëpërmjet meditimit ne përpiqemi që të mos mendojmë për asgjë.

Për fillestarët kjo nuk është e lehtë, kërkon pak kohë dhe praktikë derisa të arrihet momenti i një mendjeje të qetë pa sforcime. Ana Filipovska thotë se " meditimi përbëhet nga disa seanca ku senaca e parë është një prezantim i meditimin dhe më pas vijnë seancat individuale, katër senca të meditimin në grup dhe e fundit është një seancë që bën një vlerësim të të gjithë situatës së meditimit".

Sipas mësueses maqedonase "deri më tani kanë mësuar meditimin trashendentual rreth 500 persona në Shqipëri si dhe ka një interes në rritje dhe për pjesën tjetër që duan të vijnë ta mësojnë" .
meditimi ne shqiperi

Doktor Raja Felix, përfaqësues i teknikës së meditimit për Evropën jug-lindore, ka ardhur në Shqipëri për të asistuar në seancat e para të meditimit. Ai për mikrofonin e emisionit “Rreze Dielli” jep rëndësinë e kësaj teknike edhe në Shqipëri.


“Meditimi trashendentual është një teknikë kaq përfituese për njerëzit sa që edhe në vendet tona si Shqipëri, Kosovë apo Maqedoni ne duhet ta prezantonim këtë teknikë kaq përfituese për njerëzit duke patur parasysh vlerat e kësaj teknike dhe njerëzit që përfitojnë prej saj”, shtoj ai.
 
Seancat e meditimit që në Tiranë ofrohen në qëndrën Aksion Plus janë të ideuara në grup ku çdo pjesëmarrës ndjek me përpikmëri të gjitha etapat e saj.

Kjo teknikë ashtu siç u përmend edhe më sipër sjell një sërë faktorësh pozitiv në shëndetin mendor të njerëzve dhe i largon ata prej veseve të këqija. Meditimi u prezantua në Shqipëri për herë të parë nga Ana Filipovska, mësuese e meditimit në Maqedoni dhe doktori Felix që është përfaqësues nga Zvicra për këtë teknikë.

Në fund të shkrimit do i mbështetesha dhe një thënie të Franz Kafkës që tregon një proçes të meditimit.

"Nuk është e nevojshme të largohesh nga shtëpia jote. Rri në tryezë dhe dëgjo. Madje mos dëgjo, vetëm prit. Madje as mos prit, vetëm rri qetësisht dhe vetmitar. Bota do të paraqitet tek ti pa masë, nuk ka rrugë tjetër, vetëm do të bjerë në gjunjë para teje". Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)






 

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?