Kronikë

Ndihmoi 'bosin e kriptomonedhave' që u strehua në Shqipëri me 2 mld dollarë, arrestohet nipi Armando Dukës, Edevaldo Haxhiu

23 Shtator 2021, 09:42| Përditesimi: 23 Shtator 2021, 17:43

  • Share

Edevaldo Haxhiu ka përfunduar në pranga të policisë shqiptare, pasi ka ndihmuar në arritjes e bosit turk të kriptomonedhës Faruk Fatih Ozer. Lajmi i bërë fillimisht publik në mediat turke është konfirmuar më pas edhe me burime nga Policia e Shtetit. Në një deklaratë për median Policia e Shtetit ka deklaruar se në finalizim të operacionit'Gjurma'  është vënë në pranga shtetasi Edevaldo Haxhiu i akuzuar për veprat penalesi  “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mashtrimi kompjuterik”.  

Mediat turke theksonin se Edevaldo Haxhiu, nipi i Armando Dukës, Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, kishte ndihmuar Özer të strehohej në Shqipëri.  Haxhiu gjithashtu dyshohet të ketë zhvilluar aktivitete të tjera të jashtëligjshme, 

"Situata kriminale e ndjekur nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime me qëllim ngritjen e një skeme të mashtrimit nëpërmjet krijimit dhe shitjes së monedhave virtuale nëpërmjet platformave të krijuara për këtë qëllim, duke rezultuar në mashtrimin e një numri të madh shtetasish të huaj (deri më tani)", thuhet në deklaratën e policisë.

Mediat turke raportojnë se Edevaldo Haxhiu ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij dhe nuk ka folur gjatë seancës së marrjes në pyetje. Ai kishte thënë se nuk e njihte Fatih Ozerin dhe nuk e kishte ndihmuar të arratisej.  Megjithatë, u mësua se policia kishte shumë dëshmi se Haxhiu ishte "personi që ndihmoi Fatih Özer të vinte në Shqipëri".

Faruk Fatih Özer, u arratis nga Turqia në 20 prill dhe u strehua në Shqipëri. Autoritetet turke nisën një hetim më 22 prill, pas një raporti se përdoruesit nuk mund të hynin në llogaritë e tyre të kriptomonedhave Thodex dhe se pronari i kompanisë kishte ikur jashtë vendit.

TRT Haber fillimisht zbuloi se ndihmësi I tij ishte Altjan Canaj, I cili kishte dëshmuar më pas se nuk e dinte atë si fajtor dhe ai kishte theksuar se kishin ndihmuar Faruk Fatih Özer me Edevaldo Haxhiu, për të cilin ai tha se ishte truri kryesor në arratisje. Në Turqi , janë lëshuar në total 82 urdhër arresti, përfshirë Ozer, për të cilët u lëshua një urdhër arresti. Ai kishte mashtruar rreth 360 mijë përdorues të kompanisë së tij, me vlerë rreth 2 miliardë dollarë.

1632397700_1632383659EdevaldoHaxhiu.jpg

Edevaldo Haxhiu dhe Faruk Fatih Ozer,

 

Ora 17:40
'Je t'u marr veten në qafë për kokë të kalamajve', si e paralajmëruan Edevaldo Haxhiun pasi priti turkun milioner në Rinas

Edevaldo Haxhiu ka përfunduar në pranga të policisë shqiptare, pasi ka ndihmuar në arritjes e bosit turk të kriptomonedhës Faruk Fatih Ozer. Edevaldo ka pranuar se ka pritur turkun e shumë kërkuar, pasi e kishte porosi nga një person tjetër me emrin Murat , që nuk ja prezantoi me identitetin e vërtetë.

“Duke qenë se konsumoja alkool i thashë mikut tim ta priste” rrëfen i dyshuari. 'Të nesërmen kur u interesova pranë hotelit për Erkanin ata më thanë se ky shtetas quhej Faruk Ozer'. Por prokuroria sipas Top Channel, këmbëngul se në përgjimet e detajuara, të riut i shkroi një mik ku e paralajmëronte ”je tu marr veten në qafë për kokë të kalamajve”.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ilir: 23/09/2021 09:31

    Çudi qe qenka nipi i Armando Dukes dhe jo nipi i vellait te Armandos dhe pikerisht deputetit te OPOZITES dhe kryetar i Partis Agrare Ambientaliste Agron Duka!!!!!

    Përgjigju
    • Toni: 23/09/2021 13:17

      Se është nipi gruas prandaj. Po kto ja plasin si ti vije

    • edvin rama: 23/09/2021 10:31

      Rendesi ka qe Agron Duka quhet i opozites ,por po ti boj oferte per ne qeveri eshte i gatshem.ILIRI pastaj do haje mutin Agronit

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?