Benjamin Netanyahu

Mediat: Qeveria izraelite kundërshton mbylljen e UNRWA në mes të luftës

31 Janar, 14:16
  • Share

1706278089_be.jpg

Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kundërshton mbylljen e menjëhershme të agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) pasi ka frikë se kjo mund të shkaktojë një “katastrofë humanitare”, raportoi Times of Israel duke cituar një zyrtar të lartë anonim të qeverisë.

“Nëse UNRWA pushon së funksionuari në terren, kjo mund të shkaktojë një katastrofë humanitare që do ta detyronte Izraelin të ndalonte luftën kundër Hamasit. Kjo nuk do të ishte në interesin e Izraelit dhe nuk do të ishte në interesin e aleatëve të Izraelit", deklaroi zyrtari izraelit.

Të paktën një duzinë, kryesisht vende perëndimore, kanë pezulluar ndihmën për agjencinë e OKB-së ditët e fundit në përgjigje të akuzave se 12 nga anëtarët e stafit të saj morën pjesë në sulmet e 7 tetorit ndaj Izraelit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u bëri thirrje donatorëve kryesorë që të rifillojnë financimin për UNRWA në një takim me dyer të mbyllura të 35 vendeve të martën.

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Unicef: 19 mijë fëmijë jetimë në Gaza! SHBA: Një raketë Houthi u rrëzua në Detin e Kuq!


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?