Ramush Haradinaj, Çim Peka dhe Ilir Meta

Mediat e Ilir Metës e bënë kandidat për president të Shqipërisë, revoltohet Ramush Haradinaj: Shpifje ordinere nga mercenarët e Tiranës

8 Prill 2022, 20:31| Përditesimi: 8 Prill 2022, 20:35

  • Share

Ramush Haradinaj ka reaguar i revoltuar, pas një lajmi të publikuar nga mediat e Ilir Metës, se ai do të jetë kandidat për president i Shqipërisë.  

“Nuk jam kandidat për president të Shqipërisë! Po e shoh që po bëhet fushatë nga gazetarët e shitur, nga mercenarët e mediave, në Tiranë e në Prishtinë, sikur unë qenkam në kombinim për president të Republikës së Shqipërisë. Kjo është një shpifje ordinere, e ulët, e pistë dhe për hesap të kuzhinave që janë edhe kundër Shqipërisë, edhe kundër Kosovës, edhe kundër meje.

Për popullin tim të dashur shqiptar, unë jam në Kosovë, do të jem në Kosovë dhe edhe politikisht do të realizohem në Kosovë. Shqipëria i ka njerëzit e saj, që di t’i vendosë në krye të shtetit. Me Kosovën e Shqipërinë e kundër matrapazëve mediatikë e të opinionit publik”, thuhet në reagimin e Haradinajt.

Vizita e Ramush Haradinajt disa ditë më parë tërboi Sali Berishën, pse ai u takua “vëllazërisht” me Edi Ramën, me të cilin me sa duket është pajtuar pas përplasjeve disa vjeçare, ndërkohë që mediat pranë Metës aluduan se ai do të jetë kandidat për president të Shqipërisë. Kjo solli reagimin e ashpër të Haradinajt, i cili ndryshe nga sa ndodhte më parë, në vizitën e fundit shmangu si Ilir Metën, ashtu edhe Sali Berishën./TemA

Edi Rama dhe Ramush Haradinaj

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Raki skrapari e turbulluar: 09/04/2022 13:01

    Ilir metaj meten ta dergoni ne Rec se vec atje e ka vendin ajduti i kombit per ket para dergimit ti jepni dhe nje dekorat per vjedhjen e pasuri kombetare se e meritons

    Përgjigju
  • Mala: 09/04/2022 10:01

    Jo Presidenti nga Kosova e askush nga jashte shtetit te Shqiperise Londineze,Madje as pretendenti i "Mbreterise".Me asnje kushte, Mbret ose President!

    Përgjigju
  • Presidenti: 08/04/2022 23:53

    Qetsohu mër Ramush se ka kosto tmodhe transferimi jot gjatë merkatos verore. Klauzola jote "tun"themelet SHQIPTARE.Ty o miko qameti nai ndrrim kok më kokë me Nard Ndokën mund tbosh se për tjerat gjynof me harxhu bateri me shkrujt për kte artikull " pen!stallës "

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?