Ronela Hajati gjatë performancës së mbrëmshme

Mediat e huaja ngelin në klasë Ronela Hajatin, e vlerësojnë me 4 veshjen e saj: Sikur t’i kishte kushtuar më shumë kohë sa mirë do bënte! BBC i bën meme

11 Maj 2022, 10:25| Përditesimi: 11 Maj 2022, 17:13

  • Share

Këngëtarja Ronela Hajati nuk ka kaluar dot në finalen e “Eurovision 2022”, por ky fakt nuk ka përbërë lajmin kryesor për të. Hajati është bërë lajm në mediat ndërkombëtare për veshjen dhe interpretimin totalisht pa shijë mbrëmë në skenën e Torinos.

Në një analizë të bërë nga Corriere della Sera për look-un e zgjedhur nga këngëtarët në gjysmëfinalen e parë të festivalit europian të këngës, përfaqësuesja e Shqipërisë është vlerësuar me notën më të ulët nga 17 performancat. 

“Nderim për luftëtarët e Genghis Khan-it, ndoshta kjo ka qenë pamja e shqiptares Ronela Hajati, me bisht. Busti me efekt trapez me një dekolte dhe këmbë mjaft provokuese, si koreografia që shoqëroi performancën. Ndoshta nëse do të kishte shpenzuar pak më shumë në zgjedhjen e look-ut do të kishte qenë një investim i mirë”, shkruan për shqiptaren Corriere della Sera.

Ndërsa gjigandi britanik BBC e ka kthyer në ‘meme’ momentin kur këngëtarja rrotullon kokën dhe duket sikur po than flokët ngjatë performancës. 

Këngëtarja Ronela Hajati me këngën e saj "Sekret" nuk u kualifikua për natën finale të festivalit më të madh europian, Eurovision. Ajo përmes një postimi në Instagram, Hajati thotë se e priste këtë rezultat ndërsa është e bindur se ka fituar dashurinë e njerëzve.

Ora 10:56
VIDEO/ Kur me performancën e Ronela Hajatit mërzitet edhe shenjti Padre Pio

 

Performanca e Ronela Hajatit mbrëmë në Eurovision ka shkaktuar një tërmet në rrjetet sociale. Një bloger i njohur, Sigrim, ka shkruar me ironi se duke e parë në shtëpinë e gjyshes Ronelën as Padre Pio nuk e vlerëson atë.

 “Kur je duke parë Eurovision2022 në shtëpinë e gjyshes suaj italiane dhe Padre Pio duket se nuk e vlerëson performancën e Shqipërisë”, shkruan ai në Twitter.

Ora 08:35
‘Kur taksia vjen për 5 minuta dhe nuk ke tharë akoma flokët’, performanca e Ronelës në Eurovision kthehet në ‘meme’

Performanca e Ronela Hajatit në Eurovision, ka shkaktuar mjaft reagime në rrjetet sociale. Në Twitter, BBC Three, ka kthyer në ‘meme’ momentin kur këngëtarja rrotullon kokën dhe duket sikur po than flokët.

‘Kur taksia vjen për 5 minuta dhe ju nuk keni tharë akoma flokët.’- shkruan BBC, teksa ka publikuar videon.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ridvan: 12/05/2022 09:10

    Veshja,koreografia,ishin avangarde persa i perket tonit ishte pak i larte

    Përgjigju
  • leo: 12/05/2022 08:24

    ja pra kush eshte niveli i surratit niko komani gjoja stilist..nje copo injoranti qe me budalleqet e tij ben sikur i te vesh pseudo vipat shqiptar hahahahah vazhdo mblidh kanace tani.....

    Përgjigju
  • Iris: 12/05/2022 03:26

    Kjo ne Eurovizion nuk u kualifikua dhe me te drejte,gabim qe fitoi dhe festivalin.Veshja,kenga,interpretimi,koreografia = 000000000000000000.Nje gje ndoshta mund te fitoje nga i gjithi ky vulgaritet,bilete avioni e pushime /speciale/ne Dubai,ose ne ndonje vend tjeter te L.te Mesme,sigurisht te sponsorizuara nga fondet e naftes e gazit.

    Përgjigju
  • Ku i: 11/05/2022 20:43

    Eurovizioni eshte nje nga kompeticionet me subjektiv qe ekzistojne. Rendesi ka te fitohet lek dhe kaq. Kjo eshte europa. Qe te mos ndihen keq kur fitojne parate, kane nevoje per ndonje kenge per luftwn, ekologjine, paqen, ndonje problem social ose kur jane ne kulmin e ekstazes si intereson fare dhe duan ndonje shake it shake it. Cdo vit ne enderrojme per nje fitore, nderkohe qe muzika, pra arti ska rendesi. Ronela ofroi nje stil te ri, provokues dhe me risi per shqiperine ne eurovision. Per mendimin tim, fitorja duhet te jete dytesore nderkohe qe cilesia te ben krenar.

    Përgjigju
  • Klm: 11/05/2022 18:21

    Kjo është si ajo puna e deles njëherë e ngriti bishtin dhe u bë nami, dhia e mban tërë kohës përpjetë dhe bota është mësuar nuk e ka problem????. Dhe BBC na u shqetësua pale???? vendi ku degjenerimi i rinisë mbush median botërore çdo vit????????

    Përgjigju
    • Pa lidhje: 11/05/2022 19:18

      Nuk ka lidhje fare. Vleresuan vetem nje performance te dobet dhe vulgare kaq.

  • moderni: 11/05/2022 17:14

    Ky eshte vetem problem estetik, dhe jo moral, etik apo degjenerim si thone shqiptaret. Ne perendim keto lloj performancash dhe veshjesh quhen trash. Kjo desh me bo lady gagen, po doli nje kopje e shemtuar.

    Përgjigju
  • Ana: 11/05/2022 16:04

    Asnjeri nga ju nuk e ka kuptuar mesazhin e kesaj bundres. Mesazhi i kesaj per boten ka qene qe “keni te drejte qe mendoni qe Albanistani prodhon vetem degjenerim, kurvllik e droge”.. Kjo shfaqje ishte shembulli me i mire per imazhin qe kane albanistanasit neper bote.

    Përgjigju
  • BBC: 11/05/2022 15:43

    Burrë me cica

    Përgjigju
  • grigor: 11/05/2022 14:49

    ndoshta ronela ka nevoje tja thote bota ate qe kur jj thone shqiptaret i duket sikur kane inat ate apo ku di une ja pra ronela ta paska thene edhe bota qe ajo ishte nje kenge muti bindu dhe nderro stil ronela .....

    Përgjigju
  • ngule: 11/05/2022 13:45

    Kjo ka vetem nje emer; SHEMTI !!!

    Përgjigju
  • Eurosong: 11/05/2022 13:11

    Kjo eshte paspyra e degjenerimit te rinise ne Shqiperi.

    Përgjigju
    • Fol shqip: 11/05/2022 15:35

      Fiks fare.

  • GOLI: 11/05/2022 11:09

    KENGA E BUKUR,POR....SHFAQE E PLAÇKA SKANDALOZE...E TERA ISHTE NJE HIÇ...S'DUHET LEJUAR TE TILLE TRAPA PER TE VENE NE SKENE MEMEN SHQIPERI.

    Përgjigju
    • vjeshta: 11/05/2022 12:40

      Goli, meqë të duket këngë e bukur këndoje për fëmijët gjithë ditën, se kështu do ti edukosh si duhet. Biles me video. Ekzistojnë njerëz me shije sikur të tuat, prandaj egziston ky art shkarravinë!!!

  • kaltra: 11/05/2022 11:04

    Nuk më vjen mirë të bëj komente negative në përgjithësi ...por edhe pa folur nuk mund të rrimë.Paraqitja e Shqipërisë këtë vit në Eurovizion ka qënë për mendimin tim, nga më të dobëtat ,si kënga edhe performanca e grupit .Të le një shije shumë të keqe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?