Mediat amerikane: Kina ndalon zyrtarët të përdorin iPhone në punë

6 Shtator 2023, 19:45| Përditesimi: 6 Shtator 2023, 20:15

  • Share

Kina ka vendosur të ndalojët zyrtarët që të përdorin iPhone dhe pajisje të tjera të markës Apple për qëllime pune. Direktiva, shkruan Wall Street Journal, është “hapi i fundit në fushatën e Pekinit për të reduktuar varësinë nga teknologjia e huaj dhe për të përmirësuar sigurinë e brendshme kibernetike”.

Kjo dispozitë mund të rrezikojë suksesin e kompanisë Cupertino në Kinë, ku ajo dominon tregun e smartfonëve të nivelit të lartë. Është e paqartë se sa agjenci të qeverisë qendrore janë prekur në këtë kohë, megjithëse Pekini ka kufizuar përdorimin e iPhone midis zyrtarëve të caktuar për vite me radhë, raporton Reuters.

Ndalimi vjen në mes të tensioneve të rritura midis Uashingtonit dhe Pekinit, të cilët janë të ‘zhytur’ në një luftë teknologjike. Mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në Apple, pasi Kina është një nga tregjet më të mëdha të kompanisë, që përbën gati një të pestën e të ardhurave të saj të përgjithshme në 2022.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?