Një paketë e re propozimesh të OKB-së për një marrëveshje gruri kërkon rilidhjen e Rosselkhozbank me Swift dhe shkrirjen e aseteve ruse, raportoi agjencia turke Anadolu.
Në një konferencë për shtyp në Moskë me homologun e tij rus Sergej Lavrov, ministri i Jashtëm Hakan Fidan pohoi se OKB-ja ka përgatitur një paketë të re propozimesh, duke marrë parasysh kontributin e Turqisë.
Sipas Ankarasë, kjo do të përbënte një bazë të përshtatshme për rinisjen e nismës.
Më e rëndësishmja e kësaj pakete propozimi ishte rilidhja e Bankës Bujqësore të Rusisë me sistemin Swift dhe shkrirja e aseteve të Rusisë.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Moska: Shkatërruam 3 dronë duke u përpjekur të godasin urën e Krimesë! Zelensky: Ne po përparojmë
S.S/ReportTv.al