Sali Berisha

Media serbe: Berisha dhe ekstremistët shqiptarë po përgatisin protesta të mëdha kundër Vuçiçit

5 Dhjetor 2022, 21:05| Përditesimi: 5 Dhjetor 2022, 21:45

  • Share

Dita e nesërme në Tiranë do të mbledhë krerët e bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëdimor duke shënuar një ditë historike për Shqipërinë, ku do të diskutohet që nga lufta në Ukrainë, mbrojtja nga sulmet kibernetike e deri te emigracioni.

Mediat serbe e shohin me shqetësim ardhjen në Shqipëri të presidentit serb Aleksandër Vuçiç. “Novosti” përmend protestën e paralajmëruar nga kreu i “ Rithemelimit”, Sali Berisha dhe për të cilat thotë se “rrethet ekstremiste në Shqipëri po përgatisin demonstrata të mëdha kundër presidentit serb".

"Sipas informacioneve tona, Berisha dhe qarqet nacionaliste të mbështetura nga ekstremistët nga Kosova po planifikojnë një tubim masiv në mesditë në rrugët qendrore të qytetit për të shprehur pakënaqësinë e tyre për faktin se kreu i shtetit tonë do shkojë në Shqipëri.

Synimi është të shkaktohen incidente, por edhe t'i dërgohet mesazh mysafirit nga Beogradi se nuk është i mirëpritur, sepse këto qarqe në Shqipëri e shohin Vuçiçin si trurin e Ballkanit të Hapur, që sipas tyre është sinonim i ekonomisë dhe supremacinë politike të vendit tonë në të gjithë rajonin”, shkruan media serbe.

Në 1 dhjetor, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç njoftoi se e anuloi vizitën e tij në Tiranë, të planifikuar për t'u mbajtur në 6 dhjetor. Por ditën e sotme, Vuçiç lajmëroi se po udhëton drejt Tiranës për të marrë pjesë në Samitin e nesërm BE-Ballkani Perëndimor, për të cilin ka shkruar se priten gjëra shumë të mira. 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?