Media, Rama: Shkelin të drejtat
e njeriut nga mëngjesi në darkë

9 Nëntor 2017, 10:03| Përditesimi:

  • Share
Në ditën ndërkombëtare të medias, kryeministri Edi Rama në konferencën e zhvilluar me komisionerin e Zgjerimit, Johannes Hahn u shpreh se mediat në Shqipëri dhe në rajon në bazë të raporteve janë pjesërisht të lira.

I njohur për kritikat e shumta ndaj medias, Kryeministri u shpreh se media nuk duhet të vrasë në emër të lirisë së saj, por duhet të jetë më e përgjegjshme.Shefi i qeverisë shqiptare akuzoi median se cënon të drejtat e njerëzve publikë nga mëngjesi në darkë.

Sulmet nuk munguan edhe sot nga kryeministri që deklaroi se mediat janë kthyer në institucione të pabesueshme për publikun, ndërsa ka gazetarë super të pasur.

Media është një gur themeli në procesin e zgjerimit. Ndërkombëtarët në raportin për mediat dalin në përfundimin e në rajon dhe Shqipëri janë pjesërisht të lira. Janë bërë ndryshime ligjore për median audiovizive. TVSH dhe AMA janë kritikuar për politizim.

Media duhet përdorur si një armë për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë, ajo nuk mund të përdoret për të vrarë pikërisht lirinë, vlerat dhe parimet mbi të cilat është ndërtuar mekanizimi i funksionit të saj.

Cënimi flagrant i dinjitetit të njerëzve publikë në Shqipëri zhvillohet nga mëngjesi në darkë. Duhet të rritet përgjegjësia, media nuk duhet të vrasë në emër të lirisë së saj. Sot ne kemi një problem të rëndësishëm që është pjesë e një procesi tërësor.  

Përdorimi i licencës për të ushtruar aktivitet në këtë fushë, si licencë për gjueti për qëllime që nuk thuhen. Sot unë po flas për Shqipërinë, në media gjenerohet një pasuri e tejskajshme dhe nëse flasim për korrupsion dhe përfitime të paligjshme, kjo thuhet në media, por nuk e përjashton median.

Është e pamohueshme që sot kemi një problem të rëndësishëm, që është pjesë e një procesi tërësor transformimi, që ka të bëjë në rastin tonë me shfrenimin e gjuhës së urrejtjes.

Indro Montaneli thoshte se “Kurrë nuk i besohet një gazetari të pasur”. Është e pamohueshme që sot në media gjenerohet një pasuri e tejskajshme. Mediat janë kthyer në institucione të pabesueshme për publikun. Shpërthimi i ‘Fake news’ e mjegullon të vërtetën dhe e ndot informacionin.

Detyrimi për të mos e lënë lirinë e medias në rrjedhje të përditshme është i shoqërisë dhe i të gjithëve së bashku. Unë jam besim plotë aq edhe pesimist lidhur me të ardhmen e afërt të medias për shkaqe që janë në sytë e të gjithëve dhe mbi të gjitha edhe për arsyen se po del më e vështirë se sa mund të dukej nevoja për krijimin e një gjenerate njerëzish në media që përmbushin disa kritere dhe parime që i kanë bërë mediat e njohura shtylla mbrojtëse të demokracisë dhe lirisë. Në një pushtet po aq të korruptuar sa të tjerët” deklaroi ai.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?