Gazetaret e rinj ne projektin Media for All

Drejt Punës

Media, një sfidë e rëndësishme për gazetarët e rinj të Shqipërisë dhe Rajonit

10 Dhjetor 2021, 18:27| Përditesimi: 10 Dhjetor 2021, 18:32

  • Share

Tiranë, 10 dhjetor 2021 – Mediat për të rinjtë dhe gazetarët e rinj nga Shqipëria u takuan për herë të parë në një eveniment të programit Media for All, për të diskutuar mbi rolin që kanë sot mediat për të rinjtë në vendin e tyre. Gazetarja e njohur Klodiana Kapo, drejtoreshë e Faktoje.al moderoi diskutimin mbi rolin e mediave për të rinjtë sot, duke eksploruar më tej tendencat kryesore, sfidat dhe mundësitë për bashkëpunim. Gazetarëve të rinj iu dha platforma për të shprehur pikëpamjet e tyre mbi temat e rëndësishme për të rinjtë në Shqipëri.

Gjetjet kryesore nga diskutimi ishin se gjatë programit Media for All, gazetarët e rinj donin të mbulonin tema si emigracioni, papunësia, edukimi në periudhën e panemisë dhe nacionalizmi në rajon. Gazetarët e rinj thanë se ata e shijuan faktin se në këtë program ata punuan me të rinjë nga shtetet e tjera të rajonit, duke theksuar dhe mentorët pjesë të këtij procesi. Sfida kryesore që ata hasën ishte pengesa e gjuhës prandaj ata thanë se do donin të mësonin gjuhët e tjera të rajonit  në të ardhmen.

Bashkëpunimi në zoom shpesh ka qënë një sfidë si pasojë e agendave të ngjeshura gazetareske.

“Në tre vite eksperiencë si gazetare, ky ishte nje moment kulminant, të bashkëpunoja me të rinjë gazetar nga rajoni. Së bashku me kolegët nga Mali i Zi ne punuam për në një histori mbi Shëndetin Mendor të të Rinjve. Ishte nje moment me rëndësi për të prekur këtë temë duke marrë në konsideratë përhapjen  e pandemisë Covid-19. Unë mendoj se gjenerata e gazetarëve të rinj në rajon është shumë profesioniste në punën e tyre. Sidoqoftë, ne duhet të mbulojmë në shumë tematika që prekin të rinjtë nga rajoni sidomos ata të Ballkanit Perëndimor.  Pas pjesëmarrjes në këtë program, do jap maksimunim që në të ardhmën të mbuloj më shumë tematika që prekin të rinjtë, sidomos tani që kam dhe mbështetjen e kolegve nga rajoni”, tha Erisa Kryeziu nga Citizens Channel një nga pjesëmarrësit në këtë program.

Teodor Gjergja nga Euronews Albania bashkëpunoi me dy të rinj gazetar nga Serbia në një histori. Ai tha se: “Eksperienca ime në projektin Media for All, më ndihmoi të krijoja ura bashkëpunimi me kolegët e mi nga rajoni. Kam mësuar se gjuha është e vetmja ndasi mes nesh, por unë jam gati ta kaloj dhe këtë pengesë.

Aktiviteti u përmbyll me reflektime mbi integritetin gazetaresk në frymën e Javës së Integritetit në Shqipëri. Të rinjt theksuan presionin që kanë burimet mediatike, vështirësit për të mbuluar cështje të ndjeshme dhe censurën qe rrezikon punën e gazetarëve për komunitetin. Ata theksuan se njerëzit duhet të kenë besim tek ta, prandaj ata duhet të flasin mbi integritetin më shumë. Ka ende disa problematika me lajmet false në Shqipëri dhe gazetarët duhet të përballen me shumë sfida për të bërë punën e tyre siç duhet dhe të japin kontributin në shoqërinë e sotme.

 

 

 

 

Informacione shtesë:

 

Programi Media for All synon të rrisë kapacitetin e mediave rinore për të prodhuar përmbajtje cilësore, relevante, etike dhe të ndjeshme ndaj gjinisë, të rrisë interesin dhe angazhimin e të rinjve me mediat në nivel lokal dhe të lehtësojë rrjetet rajonale të të rinjve në media.

 

Programi Media for All po mbështet gazetarët e rinj dhe mediat e fokusuara tek të rinjtë përmes aktiviteteve të mëposhtme me anë një skeme trajnimi për gazetarët e rinj, mentorimi të organeve të përzgjedhura të mediave rinore dhe një konkursi rajonal për gazetarët e rinj, ku gazetarët punuan në ekipe prej tre personash për të krijuar një histori për një temë me interes për brezin e tyre.

 

Me Mediacentar Sarajevo, ne kemi zhvilluar një program të përshtatur të mentorimit instrumental për mediat për të rinjtë në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Nga shtatori 2021 deri në janar 2022, mediat do të punojnë me profesionistë me përvojë të mediave për një sërë temash që mbulojnë aktivitetet e tyre të përditshme.

 

Programi Media for All ofron mentorim, trajnim dhe mbështetje ekspertësh për mediat lokale dhe rajonale për t’u angazhuar në mënyrë më efektive me lexuesit, dëgjuesit dhe shikuesit e tyre. Ai synon të promovojë përmbajtje cilësore, etike, të ndjeshme ndaj gjinisë dhe të përforcojë zërat e grave, të rinjve dhe komuniteteve të nënpërfaqësuara. Duke punuar me gazetarë, redaktorë, pronarë dhe audiencë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, programi ofron mbështetje të përshtatur për zhvillimin e biznesit, përmirëson komunikimin e dyanshëm me qytetarët dhe organet mediatike dhe mbështet mediat rinore dhe gazetarët në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

 

British Council po punon në partneritet me Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), Fondacionin Thomson dhe INTRAC (Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit dhe Kërkimit të OJQ-ve) në programin Media for All, financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

 

a.m./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?