Robert Fisk, gazetar

Media në zi/ Ndërron jetë një ndër gazetarët më të guximshëm, intervistoi tri herë Osama bin Laden

2 Nëntor 2020, 13:30| Përditesimi: 2 Nëntor 2020, 13:33

  • Share

Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare Robert Fisk, një nga gazetarët më të mirë në botë, i cili me intervistat e tij ka lënë gjurmë të thella në botën e medias.

Ai u shtrua në spitalin St. Vincent të Dublinit, të premten e kaluar dhe me sa duket nuk ja doli do të mbanë.

Fisk ka fituar shumë çmime prestigjioze gjatë gjithë karrierës së tij përfshirë çmimin ‘Orwell’ për Gazetari dhe Çmime të shumta Britanike të Shtypit në kategoritë e gazetarëve ndërkombëtarë.

Në fillimet e tij ai punoi në Sunday Express dhe në Times. Në 1976, ai u transferua në Bejrut ku filloi karrierën e tij si korrespodent i Lindjes së Mesme, duke mbuluar luftën civile libaneze, revolucionin iranian, luftën Iran-Irak dhe pushtimin Sovjetik të Afganistanit.

Në 1989 ai u bashkua me The Independent ku mbuloi pushtimin e Sadam Huseinit në Kuvajt dhe konfliktet në Siri.

Fisk ishte një njohës i arabishtes dhe është ndër të paktët gazetarë perëndimorë që intervistoi udhëheqësin e Al Kaidës Osama bin Laden tri herë në vitet 1990.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?