Nikos Dendias dhe Edi Rama

Media greke: Çështja e detit në Hagë, këtë zgjidhje e dëshironte dhe Athina!

20 Tetor 2020, 22:30| Përditesimi: 20 Tetor 2020, 22:38

  • Share

Vendimi për zgjidhjen e çështjes së kufirit detar nga Gjykata e Hagës është komentuar dhe nga mediat greke. Newsbomb. gr, shkruan se ky ishte vendim ishte i dëshiruar nga Athina zyrtare për të anashkaluar çështjen e mosfunksionimit të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri.  Ndërkohë ajo shkruan se Greqia ka vërejtur iniciativa shqetësuese nga Turqia e cila do të përdorë portin e Vlorës për marinën turke.

“Ky është një zhvillim që Athina dëshironte, në mënyrë që të anashkalonte humnerën e kushtetutshmërisë që ka lindur në Shqipëri dhe ka qenë justifikimi i vendosur i Tiranës që nga viti 2009 për të shmangur debatin. Meqenëse Gjykata Kushtetuese nuk funksionon në Shqipëri për momentin, ngërçi ishte i dukshëm. Është e qartë, megjithatë, në një nivel më të gjerë, se Ankaraja nuk dëshiron një zgjidhje të çështjes së detit midis Greqisë dhe një vendi tjetër fqinj. Nga Athina, iniciativa të ndryshme shqetësuese turke vërehen me interes për Shqipërinë fqinje, të tilla si, për shembull, dhënia e një kalate në portin e Vlorës në përdorimin për marinën turke”, shkruan Newsbomb.gr.

Gjatë takimit të ministrit të jashtëm grek dhe kryeministrit Edi Rama këtë të martë në Tiranë u bë me dije se zgjidhja për përcaktimin e kufirit detar do të zgjidhet nga gjykata e Hagës. Ky vendim është mirëpritur dhe nga Presidenti Ilir Meta si dhe nga kryedemokrati Lulzim Basha të cilët gjithashtu pritën në takim ministrin Nikos Dendias.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkoder: 21/10/2020 08:17

    Shum gabim, ksaj i thon te negociosh me pushtuesin dhe ne fund pushtuesi pushton edhe ma shum.

    Përgjigju
  • Lexus: 21/10/2020 05:31

    Te dy me maska,shenj e unitetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?