Media franceze: Lufta në Ukrainë mund të përshpejtojë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE

20 Prill 2022, 13:16| Përditesimi: 20 Prill 2022, 13:37

  • Share

Lufta në Ukrainë mund të nxisë BE që të përshpejtojë procesin e integrimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, nga e cila do të përfitonin më së shumti Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Kjo është konfirmuar edhe nga media prestigjioze europiane, ku gazeta franceze 'Liberation', shkruan: "Synimet janë të qarta: të bashkohet politikisht dhe të forcohet ushtarakisht Ballkani Perëndimor".

'Liberation' ndalet edhe te baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë, rinovimi i së cilës thuhet se po ashtu u përshpejtua nga lufta.

"Shtatëdhjetë e pesë avionë luftarakë sovjetikë ndryshken në skajin e pistës në aeroportin ushtarak të Kuçovës, një ish-bazë komuniste në Shqipërinë qendrore. Por këto objekte, të thirrura për të akomoduar një qendër të re operacionale të NATO-s, janë gati të rifitojnë shkëlqimin e tyre. Rinovimi i vendit, i nisur në vitin 2018, u përshpejtua nga kriza ukrainase, e cila favorizon bashkëpunimin brenda kampit kundër Putinit dhe forcimin e mbrojtjes së territoreve në të cilat mund të shtrihet konflikti", shkruhet në artikull.

“Ndryshimi në kontekstin e sigurisë globale i ka dhënë tani një shtysë të konsiderueshme përfundimit të projektit ”, citon gazeta një zyrtar të NATO-s për bazën e Kuçovës.

" Restaurimi i pistës, modernizimi i kullës së kontrollit, ndërtimi i njësive të reja magazinimi... Kjo punë, e cila duhet të përfundojë në vitin 2023, financohet nga fondet e aleancës transatlantike, e cila tashmë ka akorduar më shumë se 55 milionë dollarë në projekt që nga fillimi i tij në 2018. Duke ofruar mbështetje për forcat e NATO-s, baza ajrore e Kuçovës do të paraqesë një aset strategjik kryesor në një rajon politikisht të paqëndrueshëm", shkruan gazeta franceze.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?