Politikë

Media e familjes Berisha: Nga frika e tubimeve të Berishës, Rama dha vendimin për t'i bllokuar! SHBA ka kaluar ‘vijën e kuqe’ me liderin historik të PD

17 Shtator 2021, 21:16| Përditesimi: 17 Shtator 2021, 21:21

  • Share

Rikthimi i Sali Berishës sërish me një rol aktiv në skenën politike duke mbledhur në tubime demokratët, për ithtarët dhe media e familjes së tij, me mendimin se gjithçka rrotullohet rreth idhullit të tyre Berisha, kanë filluar të fantazojnë pa fre.

Një vendim i Ministrisë së Shëndetësisë për të ndaluar grumbullimet deri më 20 shtator si pjesë e masave anti-Covid për të shmangur rritjen e infektimeve, është perceptuar nga media e familjes Berisha si frikë e kryeministrit Rama nga tubimet e Berishës. Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare më 16 shtator, në të njëjtën ditë kur Berisha mbajti takimin me demokratë në Tiranë, për mediat e familjes së tij kjo vjen si rezultat i frikës që qeveria ka nga tubime që mban ish lideri i PD.

“Vetëm një ditë pasi lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha nisi aksionin për reformimin e së djathtës, kryeministri Edi Rama vendosi ti vijë në ndihmë kreut të PD-së Lulzim Basha, në kuadër të ofertës për bashkëpunim. Me një vendim të botuar së fundmi në Fletoren Zyrtare që mban firmën e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Qeveria ka vendosur që të ndalojë tubimet deri në datën 20 shtator, duke tentuar në këtë formë që të pengojë takimet e Sali Berishës me mbështetësit e PD”, shkruan media e familjes Berisha.

Ndërsa gazetari i familjes Berisha, Çim Peka, në një debat me Agron Gjekmarkajn, ka thënë se SHBA ka kaluar “vijën e kuqe” me rastin e Berishës.

“Përfshirja në politikë të brendshme është vijë e kuqe për këdo. Ju nuk mund t’ia kërkonit dokumentet zonjës Kim? Kush është më e madhe në parti, anëtarësia apo kryetari?” është shprehur Peka.

‘Thika pas shpine’ siç e cilëson Berisha që iu dha nga Basha ka bërë që fanatikët e tij të luftojnë edhe ‘me mullinjtë e erës’.

Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?