Media britanike shkruan për tragjedinë e Himarës: Polici po kryente manovra të rrezikshme me gomone, goditi për vdekje 7-vjeçarjen Jonada Avdia

5 Gusht 2022, 14:30| Përditesimi: 5 Gusht 2022, 17:43

  • Share

Media britanike Mirror ka botuar një artikull sa i përket tragjedisë në Himarë ku mbeti e vrarë 7-vjeçarja Jonada Avdia, për shkak se u përplas për vdekje nga gomonia që drejtohej nga ish shefi i Komisariatit të Himarës, Arjan Tase. Në median britanike, përshkruhet ngjarja e tmerrshme që ndodhi në brigjet shqiptare. Imazhi i vogëlushes shqiptare, kryesonte kopertiën e gazetës Mirror e cila më tej sqaron se Jonada e vogël kishte lindur në Britaninë e Madhe dhe familja e saj jetonte prej dy dekadash në Barking të Londrës. 

Shkrimi në median britanike: 

Një vajzë e re britanike ka humbur jetën në një aksident të tmerrshëm pasi dyshohet se u godit nga skafi i një polici jashtë shërbimit teksa po pushonte në Shqipëri. Vdekja e Jonada Avdias ka sjellë protesta në të gjithë vendin duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe ministrave.

Shtatë vjeçarja humbi jetën pasi polici Arjan Tase dyshohet se po manovronte rrezikshëm me skafin e tij në plazhin e Potamit në Himarë, në jug të Shqipërisë. Policia konfirmoi se rreth orës 14:00 të së martës shoferi i skafit humbi kontrollin dhe goditi fëmijën nga Barking në Londër, e cila vdiq menjëherë në vendngjarje.

Arjan Tase dyshohet se po kryente manovra të rrezikshme me skafin e tij. Ai pritet të dalë të premten para gjykatës së Vlorës pasi u akuzua për vrasje nga pakujdesia. Mësuesi Bislim Ahmetaj ka shpërndarë një postim emocionues në rrjetet sociale duke thënë: “Shqiptarët po vajtojnë për Jonadën dhe familjen e saj, ndërsa për ty, vrasës i fëmijëve dhe ëndrrave, nuk do të ketë varr.”

“Drejtësia për Jonadën duhet dhe do të vendoset nga qytetarët shqiptarë”. Ai zbuloi gjithashtu një bisedë prekëse që kishte bërë me babain e vajzës, Bledarin. Ai shkruan se babai i pikëlluar i tha se: Ma mori Zoti, ishim dorë për dorë, pse e mori atë e s’më mori mua.

7-vjeçarja ishte me pushime me familjen e saj në vendlindjen e prindërve, por prej dy dekadash jetonin në Britaninë e Madhe dhe Jonada ka lindur në Londër.

Për shkak të aksidentit katastrofik, shefi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano shkarkoi rreth 15 efektivë, duke thënë se “nuk do të toleronte asnjë punonjës policie, drejtues i cili nuk zbaton me rigorozitet dhe ndershmëri detyrat e policisë, në interes të mbrojtjes së jetës së qytetarëve”.

Ky është rasti i tretë në një muaj ku skafet në plazhet e Shqipërisë u shkaktojnë aksidente turistëve dhe autoritetet deklaruan se po kryenin kontrolle këtë verë në mjete lundruese. Qirinj dhe lule janë vendosur aty ku humbi jetën Jonada, si dhe para Kryeministrisë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mirdito: 05/08/2022 16:52

    Anglezet po perfirojn nga rasti per te hedh bajt kundra shqiperis. Mos rafsh keq se ta fusin.

    Përgjigju
  • Xxxxx: 05/08/2022 15:49

    Mbase ka zot ta kapi ndonj ne burg nga ata burgaxhinjt ket arjan tasen tja qij motren ku e ka

    Përgjigju
  • Tino: 05/08/2022 15:36

    Mqs mirela kumbaro nuk kishte harxhuar asnje lek oer promovimin e turismit shqiptar sivjet visit albania ne asnje media nderkombetare , ja ku na e ben anglezet edhe pa lek .kjo esht reklama me e mire dhe me e vertet se si behet turismi ne shqiperi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?