Vlorë

Media britanike jehonë rivierës shqiptare: Destinacion që duhet zbuluar! Aeroporti i Vlorës një arsye më shumë për të udhëtuar drejt Shqipërisë

20 Mars, 12:27| Përditesimi: 20 Mars, 12:33

  • Share

Tabloidi britanik “Express” i ka kushtuar një shkrim turizmit të Shqipërisë, me vëmendjen tek aeroporti i ri i Vlorës, si një arsye më shumë që vizitorët britanikë të udhëtojnë direkt drejt jugut dhe plazheve të rivierës shqiptare.

Kryeministri Rama ndau artikullin, ndërsa krahas tij shkruan se në vitin 2023 Shqipëria mirëpriti rreth 240 mijë vizitorë anglezë.

“Pas ‘The Guardian’ është radha e tabloidit britanik ‘Express’ që t’i kushtojë një reportazh turizmit të Shqipërisë me vëmendjen tek aeroporti i ri  i Vlorës si një arsye më shumë që vizitorët britanikë të udhëtojnë direkt drejt jugut dhe plazheve të rivierës sonë. Rreth 240 mijë vizitorë anglezë mirëpritëm në vitin 2023, dhe e sigurt që më të shumtë do të jenë”, shkruan Rama.

Shkrimi i tabloidit britanik ‘Express’

Vitet e fundit, Riviera Shqiptare ka përjetuar një rritje të vizitorëve, përfshirë britanikët, të cilët kanë zbuluar se ujërat e saj të kristaltë, plazhet me rërë dhe peizazhet e bukura mund të shijohen me një çmim shumë të lirë. Dhe ky destinacion së shpejti mund të mirëpresë shumë pushues të tjerë pasi po përgatitet të vërë në punë aeroportin e tretë ndërkombëtar, i cili do t’i shërbejë një prej qyteteve më të bukura të Rivierës Shqiptare, Vlorës.

Vlora është bërë veçanërisht e popullarizuar në mesin e turistëve falë vijës bregdetare shkëmbore, plazheve të bukura, ushqimit të jashtëzakonshëm të ndikuar nga kuzhina italiane dhe historisë së pasur.

Ndërtimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës me siguri do të sigurojë një arsye tjetër për turistët për të udhëtuar drejt kësaj rivierë, pasi do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga qendra ajrore në bregdet.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?