Momenti i arrestimit të Lulzim Berishës

Si u arrestua Lulzim Berisha në Spanjë, Media angleze: Shqiptari më i kërkuar në Europë fshihej mes turistëve britanikë

28 Dhjetor 2023, 10:49| Përditesimi: 28 Dhjetor 2023, 16:39

  • Share

Gazeta britanike, Express, shkruan se shqiptari më i kërkuar në Europë, Lulzim Berisha u kap teksa fshihej mes turistëve britanikë në Spanjë.

I shumë kërkuari, Lulzim Berisha u arrestua nga policia e Spanjës më 14 dhjetor, pas dy vitesh në arrati.

Gazeta britanike shkruan se Berisha, 52 vjeç, është kreu i një bande të rrezikshme kriminale në Shqipëri, përgjegjëse për një numër vrasjesh që nisin që nga viti 1998. Arrestimi i tij u krye në një apartament në 'Playa de San Juan', një destinacion popullor pushimesh për britanikët në zonën e Alicante-s.

Karriera kriminale e Berishës nisi në vitet ’90, shkruan media britanike, ndërsa banda e tij kishte një ndikim shumë të madh në rajonin e Durrësit, duke u bërë eksportuesja kryesore e kokainës dhe armëve në Shqipëri.

Më tej britanikja shkruan se Mafiozi famëkeq kërkohej për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, në vitin 2005, për larje hesapesh mes bandave rivale. Bashkëpunëtorët e tij u sollën para drejtësisë 15 vjet më vonë, kur gjykata shqiptare dënoi 16 anëtarë të bandës të tij me katër dënime të përjetshme dhe 267 vjet burg për akuza përfshirë vrasje, zhvatje dhe rrëmbim.

Pavarësisht se ishte dënuar me 25 vite burg, ai arriti t’i shpëtonte drejtësisë shqiptare dhe të arratisej nga vendi. Ai jetonte në Alicante me një identitet të ri dhe me një pasaportë falsë. Atje e thërrisnin me pseudonimin ‘Durrësi’. Një gjykatë në Madrid do vendosë për ekstradimin e tij, të cilin ai e kundërshton.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?