Foto nga Gaza

Media Al Jazeera: Bastisje në Gaza, mbi 40 viktima

19 Janar, 08:58
  • Share

1705651070_gaza.PNG

Foto nga Gaza

Më shumë se 40 persona janë vrarë pas valës së fundit të sulmeve izraelite në të gjithë Rripin e Gazës. Kështu raporton Al Jazeera, duke specifikuar se 29 trupa të pajetë u dërguan në spitalin al-Aqsa në Deir el-Balah, ndërsa 12 të tjerë u dërguan në spitalin Al-Shifa që mezi funksiononte në qytetin e Gazës.

Të paktën tre prej tyre u vranë nga bombardimet izraelite në lagjen Sheikh Radwan të qytetit të Gazës. Forcat izraelite vazhduan të bombardojnë Khan Younis dhe të zhvendosin përforcime ushtarake në zonë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Hamas: Rreth 25 mijë të vrarë dhe mbi 62 mijë të plagosur që nga 7 tetori! OKB: Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar! Shtëpia e Bardhë: Biden bisedoi me Netanyahun për Gazën


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?