Gersi Troka

Medalje ari në not, Shqipëria ka një Kampion Olimpik Special

21 Qershor 2023, 16:46| Përditesimi: 21 Qershor 2023, 16:51

  • Share

Shqipëria ka kampionin e saj edhe në Lojërat Olimpike Speciale, që po mbahen në Berlin prej datës 17 qershor. Notari Gersi Troka ia ka dalë të bëjë një performancë të shkëlqyer në garën 200 metra stil i lirë në not, duke ia dalë të marrë medalje ari.

Troka ia doli të bëjë një performancë të shkëlqyer në çerekfinale e gjysmëfinale, duke lënë ndjeshëm pas rivalët e tij, teksa edhe në finale ia doli të vendosë kohën më të mirë (3:04.70), duke marrë medaljen e parë të Artë për Skuadrën Speciale shqiptare.

Skuadra Olimpike Speciale Shqiptare përfaqësohet me 10 sportistë në Lojërat e Berlinit, 5 herë më shumë se në Lojërat paraardhëse. Ata garojnë në disiplina të ndryshme si noti, peshëngritja, basketbolli e atletika.

Festa pas suksesit

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?