Meçollari: Rusia s’ka kapacitet të sulmojë, një vend të NATO-s, por nëse merr Ukrainë fiton avantazh

2 Prill, 19:28| Përditesimi: 2 Prill, 20:57

  • Share

TIRANË- Ish komandanti i Forcave Detare Artur Meçollari thotë se Rusia nuk ka kapacitete të sulmojë një vend anëtar në NATO apo vend kufitar. I ftuar në emisionin ‘Frontline Intervieë’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço, Meçollari tha se bota europiane është më së shumti e rrezikuar nga ndonjë sulm terrorist, ndërsa sa i takon Rusisë, tha se nuk ka kapacitete pasi të gjitha burimet po i përdor për Ukrainën.

‘Të gjitha vendet duhet të jenë në gjendje alerti. Bota europiane më tepër është e rrezikuar nga veprime të karakterit terrorist se sa nga një luftë. Rusia nuk ka kapacitet të sulmojnë një vend të NATO-s apo të një vendi tjetër kufitar.

Çështja e armëve bërthamore është çështje e shkurajimit të kundërshtarit. Kurse armatimi konvencional përben një kërcënim direkt sot.

Duhet të kesh kapacitete të cilat Rusia nu ki ka pasi të gjitha burimet për përdor sot për Ukrainën. Ka dëmtuar mirëqenien e popullatës. Numri i ushtarëve është i tillë që gjeneron forcë për të sulmuar një vend tjetër. Nga pikëpamje konvencionale s’ka kapacitete. Nëse fiton në Ukrainë fiton një avantazh që mund të gjenerojë forca të tjera për të sulmuar një vend tjetër.'- tha Meçollari.

Duke u ndalur tek deklarata e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, për Jugosllavine e re, Meçollari tha se po tentohet që të ketë një shkëputje të republikës Srpska nha Bosnje-Hercegovina.

‘Po tentohet një shkëputje e republikës Srpska nga Bosnje Hercegovina dhe këtu kuptohet roli i Vuçiç. Kemi një traktat ndërkombëtare siç është Dejton. Pikërisht këtu është roli i Vuçiç i cili është duke i inkurajuar këto lëvizje si dhe këto qasje të botës serbe në mbështetej të Dodik.

Në fakt këto lloj deklaratash janë të rrezikshme. Serbia në dy rezolutat të OKB-së ka votuar pro unitetin territorial të Ukrainës. Me një lëvizje të tillë pasoja do të jetë e jashtëzakonshme. Rusia nuk do të jetë në gjendje t’i mbrojë. Duhet të mbështet krejtësisht në kapacitete e saj.’- tha Meçollari.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?