Meçollari në Report Tv: Hamasi ka kryer krime monstruoze, ushtria izraelite ka legjitimitetin ta eliminojë plotësisht

10 Tetor 2023, 19:15| Përditesimi: 10 Tetor 2023, 19:41

  • Share

 

Artur Mecollari, ish-komandanti i Forcave Detare, në një intervistë për ‘Frontline Intervew’ në Report Tv tha se synimi i ushtrisë izraelitë është eliminimi i plotë i Hamasit. Për gazetaren Marsela Karapanço, Meçollari tha se Hamasi ka kryer krime monstruoze, që nuk janë parë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe se Izraeli ka legjitimitetin e plotë që të kryejë një spastrim të plotë të Hamasit.

'Ishte një sulm i befasishëm. Që të garantosh 360 gardë me një kupolë ajrore në të gjithë vendin është e pamundur. Ka pikëpyetje që lidhen jo me dështimin por me manipulimin ose me një kontroll të situatës, s’ka të dhëna që e lidhin këtë por ka dyshime të forta. Ai është operacion spastrimi eliminimi i plotë i Hamasit dorëzim pa kushte. Me të gjithë këto krime që ka kryer Hamasi, jo vetëm ka shkelur integritetin territorial të Izraelit por ka kryer krime monstruoze që nuk janë parë që nga Luta e Dytë Botërore. Objektivi kryesor i Izraelit është eliminimi i plotë i Hamasit dhe ky është një objektiv i ligjshëm. Është një masakër, i kanë vrarë me armë zjarri ata në festival. I kanë përdhunuar femrat dhe disa nga ata janë e pengje. Veprime të tilla janë përtej imagjinatës në vitin 2023. Izraeli është një vend demokratik i cili do të nxjerrë të vërtetën si ka ndodhur.’- tha Meçollari.

Meçollari u shpreh se nuk beson se do të ketë një luftë të tejzgjatur dhe se objektivi është afatshkurtër, eliminimi i Hamasit.

‘Nuk besoj se do të jetë luftë e tejzgjatur objektivi është afatshkurtër. Eliminimi i Hamasit. Ai është një objektiv i kufizuar.’- tha Meçollari.

Meçollari tha se Shqipëria ka mbajtur një pozicion të qartë në lidhje me mbështetjen për Izraelin.

‘Shqipëria ka një pozicion të qartë që mendoj se është shumë korrekt. Kemi një akt terrorist. Shqipëria është korrekte në lidhje me pozicionin që ka me këtë luftë të paprecedentë dhe është akt terrorist.’- tha Meçollari.


Lajmi kryesor:

Shqiptaro-izraelitët që jetojnë në Izrael për Report Tv: Nuk e lëmë vendin, kjo tokë mbrohet me gjak


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?