VIDEO/ Me zërin mahnitës, 11-vjeçarja nga Lezha përfaqëson për herë të parë Shqipërinë në Sanremo Junior

19 Prill, 09:54| Përditesimi: 19 Prill, 12:45

  • Share

11-vjeçarja nga Lezha, Kiara Ibraj, është një ndër 24 finalistët e këtij edicioni të Sanremo Junior që mbahet në Itali. Ajo është ngjitur në skenën e “Sanremos” dhe ka performuar këngën “Never Enough” nga Loren duke i mahnitur të gjithë.

E veshur me një kostum të bardhë, Kiara Ibraj u ngjit në skenë me një performancë të jashtëzakonshme duke impresionuar të pranishmit me zërin e saj në këtë konkurs për grup moshat 6 deri në 15 vjeç, e duke bërë krenarë të gjithë shqiptarët. Pjesë e spektatorit ishin dhe përfaqësues të Bashkisë Lezhë dhe shumë emigrant shqiptar në Itali të cilët ndoqën përformancen e 11-vjeçares.

Kjara Ibraj, talentja nga Lezha, ka nisur të këndojë që në moshen 4 vjeçare duke ndjekur dhe kurse kantoje. Puna dhe lodhja që në moshë të vogël duket që është shpërblyer, pasi 11-vjeçarja ka “çuar” Shqipërinë në “Sanermo Junior”.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?