Momenti kur hajduti hyn nga dritarja në shtëpinë e gardistit

Gardistit në Tiranë i vjedhin armën e shërbimit në shtëpi! Momenti kur hajduti hyn dhe del nga dritarja (VIDEO)

29 Shkurt, 16:56
  • Share

Tirane - Një gardist në Tiranë ka denoncuar në polici vjedhjen e armës. Në njoftimin për shtyp thuhet se sipas 36-vjeçarit, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë marrë armën.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1, është paraqitur shtetasi Dh. P., 36 vjeç, banues në Tiranë (punonjës i Gardës së Republikës), i cili ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve’ thuhet në njoftimin e sotëm të policisë së Tiranës.

Në videon e publikuar nga Vox News shihet se si hajduti pasi studion terrenin, hyn nga dritarja duke dalë më pas po nga dritarja së bashku me sendet e vjedhura, mes të cilave siç dyshohet, edhe arma e punonjësit të Gardës.

 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?