Kërcënoi me thikë shitësen në një market në Korçë dhe i mori një shumë parash, 23-vjeçari kryen edhe 2 vjedhje të tjera njëra pas tjetrës

18 Gusht 2023, 10:05| Përditesimi: 18 Gusht 2023, 10:23

  • Share

Një 23-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi gjatë ditës së djeshme vodhi njëra pas tjetrës një market dhe dy biznese, në Korçë.

Pasi grabiti një market në lagjen nr. 4, Korçë , nga ku mori një shumë të konsiderueshme parash duke kërcënuar me thikë shitësen, 23-vjeçari Orgen Munushtiri u fut për të vjedhur edhe në dy biznese të tjera.

Shqiptarja.com mëson se i riu u fut fillimisht në një market, ku ka kërcënuar me një thikë shitësen e dyqanit, e më pas ka marrë lekët në arkë.

Më pas ai është larguar dhe ka kryer edhe dy vjedhje, në 2 biznese të tjera, në lagjet nr. 7 dhe nr. 9, Korçë.

Gjithsej në të tria bizneset, 23-vjeçari mori 43000 lekë të rinj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?