Me sytë nga ‘rruga’, në lulishten e të papunëve të Elbasanit!64-vjeçari: Je plak më thonë, nuk të marrim ty në punë

13 Nëntor 2022, 21:40| Përditesimi: 14 Nëntor 2022, 09:22

  • Share

Çdo ditë që në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur rrethrotullimi i 1 majit gjen një numër të lartë burrash nga moshat e ndryshme të cilët presin për një ditë punë.

Me matrapikët në kangjella qëndrojnë me orë të tëra në lulishte, me sytë nga rruga. Janë të papunët e Elbasanit, burra të moshës nga 50 deri në 65 vjeç që presin me shpresën për punë në ndërtim a gjetkë.

“Ku del ore, as s’ka dalë ndonjë herë as nuk del! Je plak më thonë, nuk të marrim ty në punë”, u shpreh një 64 vjecar.

“20 vjet kam që dal tek 1 maji, zgjidhje tjetër s’ka puno 1 ditë rri dy javë, që të punosh e të ushqehesh. Kam shkuar në zyra, në bashki e komuna me kërku punë, nuk ka më thonë. Ju si bashki ca do masash do marrreni? Ku të shkoj? Detyrimisht do marr me listë, kur të dalë puna do marr leket do iki të likujdosh dyqanet”, u shpreh një tjetër”, tha një tjetër i papunë.

Elbasani është një ndër qarqet me papunësi të madhe, ku për vitin 2021 në zyrën e punës janë regjsitruar mbi 2000 të papunë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?