Më shumë shpenzime për prodhimin, fermerët në Lushnjë shtrenjtojnë vajin e ullirit

11 Nëntor 2023, 16:17| Përditesimi: 11 Nëntor 2023, 16:25

  • Share

Fermerët e zonës kodrinore të Lushnjës 80% të tokës e kanë të mbjellë me ullinj. Të ardhurat kryesore ata i sigurojnë nga shitja e vajit dhe ullinjve për tryezës. 

Kushtet ekstreme të motit këtë vit bujqësor kanë ulur ndjeshëm rendimentin. Përveç prodhimit të paktë, kultivuesit e ullirit përballen edhe me probleme të tjera siç janë rritja e inputeve bujqësore mungesa e fuqisë punëtore për vjeljen apo dhe kosto e lartë e mekanikës bujqësore.

Megjithëse cilësia e vajit është mjaft e mirë kjo nuk justifikon çmimin e lartë të tregtimit që aktualisht është 700 lekë për litër.

“Vjet kishte shumë prodhim, sivjet është për të dëshiruar. Rendimenti me të vjetshmen është gjysmë për gjysmë. Vjet vajin e kam shitur me 4 mijë lek, këtë vit ende skam bërë vaj, por do shkojë 7-8 mijë lek (të vjetra) për litër”, thanë ata.

Pozitiv është fakti se fermerët kanë shitur të gjithë vajin e prodhuar vitin e kaluar të cilin e kishin të magazinuar, kjo pasi u shtuan eksportet me Italinë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • mergimtari: 12/11/2023 08:03

    Cdo gje kalon ne kuriz te konsumatorit..Prodhues e tregetar fitimin e duan te plote.Babezia eshte e madhe. E gjithe shtrenjtesia kalon mbi pensionistet,te pa punet dhe buxhetoret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?