‘Më shumë se gjysma e kabinetit të qeverisë Rama janë gra’, PS publikon videon: Forca e gruas është e pamasë, ne jemi e tashmja dhe ju jeni e ardhmja

10 Mars 2021, 16:56| Përditesimi: 10 Mars 2021, 17:05

  • Share

Më shumë se gjysma e kabinetit të qeverisë Rama është përbërë nga gra. Kështu  thuhet në spotin e publikuar nga Partia Socialiste në llogarinë e saj në Facebook, i realizuar në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Në video shfaqen ministret Ogerta Manastirliu, Olta Xhaçka, Elva Margariti, Milva Ekonomi dhe Anila Denaj të cilat flasin për synimet dhe objektivat në fushat dhe dikasteret që ato drejtojnë.

“Forca e gruas është e pamasë, ne jemi e tashmja dhe ju jeni e ardhmja”, është sllogani që shoqëron këtë spot. “Më shumë se gjysma e kabinetit të qeverisë Rama janë Gra, që e bën Shqipërinë  në 5 vendet me barazinë gjinore më të lartë”, shkruhet në video.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BENI: 10/03/2021 20:43

    BRAVO RAMA,,,FUT SA ME SHUME GRA NE POLITIKE SEPSE JANE GJYSMA E SHQIPERISE...///

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?