Qytetarët dhurojnë gjak për fëmijë talasemikë

Më shumë se 2400 persona dhuruan gjak për fëmijët talasemikë në kohë pandemie/ Manastirliu: Ka ende nevojë, është proces i sigurt

8 Maj 2020, 09:10| Përditesimi: 8 Maj 2020, 09:26

  • Share

TIRANË- 2400 persona kanë lënë pas frikën ndaj COVID-19, për të bërë një vepër të mirë që shkon përtej pandemisë.

Ato kanë dhuruar gjak për fëmijët talasemikë, të cilat gjatë kësaj periudhë janë përballur me vështirësi. Lajmi është dhënë nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

"Edhe pse në kohë pandemie, nuk është ndalur për asnjë moment dhurimi i gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë. Më shumë se 2400 qytetarë kanë dhuruar gjak në këtë periudhë të vështirë, por ende ka nevojë për më shumë dhurime vullnetare, një gjest sublim që shpëton jetë!

Sot, në ditën Botërore të Talasemisë, një apel për të gjithë ata që kanë mundësi për të ndihmuar fëmijët talasemikë dhe këdo që ka nevojë për gjak: Mos nguro, dhurimi i gjakut është i sigurt", shkruan Manastirliu.

Postimi i plotë i ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?