Mijëra kilometra në timon, 33-vjeçarja Eranda Dishani, shofere autobusi në linjat ndërkombëtare: Lashë mësuesinë, kjo punë më jep adrenalinë

14 Janar 2023, 18:48| Përditesimi: 14 Janar 2023, 18:54

  • Share

Eranda Dishani është një vajzë nga Vlora e diplomuar për mësuesi por që punon shofere autobusi në një agjenci udhëtimesh. Pavarësisht diplomës, ajo zbuloi se pasioni i saj është në rrugë e jo në klasë, ndaj nisi eksperiencën e saj ne drejtimin e mjetit në linjat ndërkombëtare.

33-vjeçarja, Eranda Dishani ka arritur të thyejë tabunë. Prej më shumë se një muaji ajo drejton autobusin me pasagjerë në linjën ndërkombëtare Shqipëri-Itali. Erandën e takojmë në portin e Vlorës, teksa zbarkon me autobus nga trageti. Po kthehet nga një udhëtim i gjatë prej 1300 kilometrash.

Jeni e vetmja vajzë që bëni linja të gjata, a është e lodhshme?

“Fare! Më mirë të rri në timon se në sendilje. Ndihem krenare për punën time Makinën e vogël ka vite që e ngas, ndërsa më pas mora patentën për kamion dhe autobus. E ndjej veten të zonjën në këtë punë”, thotë ajo. 

Impresionet e udhëtimit me Erandën na i rrëfejnë dhe pasagjerët.

“Shumë e vëmendshme, e pashë me sy kritik dhe s’bëri asnjë gabim gjatë gjithë rrugës”, tha një pasagjer.

Por sa e ka ndjerë ajo paragjykimin, kur dihet se në drejtim të autobusëve zakonisht janë burrat.

Si e kanë pritur prindërit tuaj?

“ Ata janë krenarë, por nuk duan ta ushtroj këtë profesion, se kanë merak, ngaqë është rrugë e gjatë.

A ndiheni e paragjykuar?

“ Jo më pritën shumë mirë!

Eranda Dishani na tregon se është diplomuar për mësuesi, por më vonë zbuloi pasionin e saj për të drejtuar autobusë e kamionë. Ajo është ndër të rrallat vajza që transporton pasagjerë në linjat ndërkombëtare.

A ka gra të tjera në linjat ndërkombëtare?

“Jo s’ka jam e vetmja dhe jam krenare që bëj këtë punë. Puna nuk është turp! Unë kam mbaruar ciklin e ulët dhe vetëm 5 muaj punova mësuese e më pas thashë s’jam për këtë punë. Puna më e mirë për mua është kjo. Më jep adrenalinë”, tha Dishani.

33-vjeçarja nga Vlora është e dashuruar me punën e saj dhe nuk i trembet rrugëve të gjatë, udhëton tre herë në javë drejt Milanos.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Igor: 14/01/2023 21:36

    Bravo zonje eshte kenaqesi te ndegjosh qe nji Shqipetare na e zbardhe ftyren si komb,dhe jo si disa femra Shqipetare qe shkojne ne Dubai qe te pasurohen me prostitucon ,pra e lumte familja dhe kombi te respekton xhdo kush zoti te ruajt.

    Përgjigju
    • Bregu: 15/01/2023 03:21

      Shëndet dhe suksese në punë! Kjo nuk është asgjë e re në shtetet tjera. Tashmë,kemi dhe pilote shqiptare, kudo nëpër botë! PËRPARA SHQIPËRI!

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?