Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në Francë.
Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 13 215 raste të reja të identifikuar me infeksionin e koronavirusit dhe 123 viktima.
Pikërisht për shkak të këtij bumi, administratat lokale po miratojnë masa kufizuese. Ile-de-France - rajoni i Parisit - "nuk rekomandon" bashkime familjare ose miqsh mbi 10 persona. Rritja e rasteve në kryeqytet ka bërë gjithashtu një "viktimë" të shquar: shkolla e famshme ‘Science Po’, ku formohet klasa sunduese e vendit, ka vendosur të mbyllë dyert e saj deri në 4 Tetor. Në
Nisë, janë të ndaluara konsumimi i aperitivëve në plazh pas orës 20:00 dhe piknikët me mbi 10 pjesëmarrës
Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të prekurve që prej fillimit të pandemisë është rritur në 428 696 kurse viktimat numërohen në 31218
Lajmi kryesor: