Me shqiponjën dy krenare dhe veshur me 'helmetën' e mjekut, stafi i 'AirAlbania' në rrugëtimin e mirënjohjes për Italinë dhe kthimit në atdhe (FOTO)

29 Mars 2020, 12:40| Përditesimi: 29 Mars 2020, 12:48

  • Share

Nuk janë mjekë, edhe pse janë veshur si të tillë. Është stafi i "Airl Albania" që ditën e djeshme përcollën për në Itali 30 mjekë e infermierë shqiptarë që i shkuan në ndihmë Italisë së gjunjëzuar nga pandemia e COVID-19. Po ashtu, kthimi nga Roma në Tiranë, solli lajmin e mirë, të riatdhesimit të shqiptarëve të bllokuar në Itali nga situata me koronavirusin.

Përveç shqiptarëve me maska e doreza, edhe stafi i Air Albania ishin veshur me mjetet mbrojtëse si ato që bluzat e bardha mbajnë kur trajtojnë të sëmurë të infektuar me korona.

"Dje "Lasgushi" ngriti krahët drejt Italisë duke i dërguar shpresë dhe mirënjohje fqinjit tonë, nëpërmjet 30 mjekëve tanë. Ndërsa në kthim bëmë të mundur ardhjen shëndoshë e mirë të bashkombasëve të bllokuar në Itali nga stuhia CoVid-19. Sot ata janë në shtëpi dhe ne jemi më krenarë se kurrë për gjithë punën e bërë nga heronjtë tanë, stafi i AirAlbania", shkruan Air Albania.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?