Me shpejtësi të lartë dhe të dehur në timon, në pranga 3 shoferë, 46 të tjerëve u pezullohet patenta në një javë! Kontrolle në akset rrugore në Vlorë dhe Sarandë

30 Tetor 2022, 18:32| Përditesimi: 30 Tetor 2022, 18:40

  • Share

VLORË- Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore ka kryer kontrolle në akset rrugore në Vlorë dhe në Sarandë për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ku si rezultat 3 shoferë kanë rënë në pranga,  ndërsa 46 të tjerëve i është pezulluar patenta.

Shoferët e arrestuar akuzohen për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt". Ndërsa, 46 leje drejtimi janë pezulluar, 40 prej të cilave për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 6 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit.

Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit, ndërkohë njofton se kontrollet do vijojnë në çdo aks rrugor.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?